Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rinia dhe Morali

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Asija




Numri i postimeve : 11
Join date : 20/11/2008

Rinia dhe Morali Empty
MesazhTitulli: Rinia dhe Morali   Rinia dhe Morali EmptyFri Dec 12, 2008 1:31 am


Rinia dhe morali

Jemi në prag të pushimeve verore, jemi në përfundimin e vitit shkollor, nga njëra anë njerëzit vetëm se kanë filluar të interesohen se ku do ti kalojnë pushimet, sidomos pas parashikimeve për një verë shumë të nxehtë, kurse nga ana tjetër disa familje dhe disa nxënës janë të angazhuar me maturat e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Aq shumë janë shtuar devijimet në mesin e popullit tonë, saqë secili njeri i ndershëm dhe moralshëm ka filluar ta ngre zërin e arsyes kundër këtyre dukurive negative, madje edhe në shumë gazeta gjejmë se këto zëra sa vijnë e shtohen.

Sa për ilustrim në këtë muaj do tu paraqesim dy shkrime qe flasin për një pasqyrë shumë të keqe që mbretëron në mesin e të rinjve tanë.

Në një gazetë ditore një autor shqiptar në seksionin opinione/press e sjell një shkrim me titull ”Multikulturalizmi, politika dhe vlerat morale", nën nëntitullin " Prishja e moralit " pasi që i tregon disa raste shumë të fëlliqura dhe shumë të poshtra, të cilat turpërohem dhe më vjen inati ti përmendi, ai pastaj shkruan:

"Këto ngjarje qe janë duke ndodhur në këtë vend janë vetëm në dëmin e krejt popullit shqiptar dhe nuk bënë që të heshtim aspak. Ne si shoqëri shqiptare në këtë vend duhet që të bëhemi shembull dhe pishtarë për të mirë dhe të luftojmë dhe urrejmë të këqijat. Duhet që t'i lidhim ngushtë vlerat kombëtare me ato fetare, të mësojmë zotësitë e ndryshme shoqërore dhe të organizohemi për një të mirë' të përbashkët. Të mos lejojmë qe amoralët të na udhëheqin, por të krijojmë kuadrot tona të ushqyera me moral dhe me mirësi. Nëse e duam shqiptarinë!". (Gazeta "Lajm", nr. 621, e hënë 14 maj. 2007).

Kurse në një gazetë tjetër, e vërejmë këtë titull "Nga 36 të mitur për çdo ditë pastrohen nga alkooli në toksikologji".

Në këtë shkrim gazetareske i gjejmë këto shënime:

"Mesatarisht nga 36 të mitur për çdo ditë kthjellen në klinikën për toksikologji gjatë festave, thonë nga qendra e klinikave.

Edhe këtu sikurse edhe në shkolla pranojnë se është gjigantë fenomeni i konsumimit të alkoolit në mesin e të miturve edhe pse me ligj është e ndaluar kjo vepër.

Numri më i madh i pacientëve që i pranojmë janë në moshë prej 16- deri në 23 vjet.

Gjatë viti të ri ose gjatë 1 Majit kemi edhe nga katërdhjetë raste, kurse pacient të këtillë në numër të madh ka edhe gjatë vikendeve kur zakonisht njerëzit i festojnë ditëlindjet e tyre.

Nuk është e re se në parqe, në karrige, para shkollave dhe në diskoteka, të miturit në mënyrë masovike pinë alkool edhe pse kjo është e ndaluar.

Vitin e kaluar në një qytet u është bërë detoksimi 40 të miturve, prej tyre 18 kanë qenë vajza.

Një anketë që është bërë mes shkollave të mesme në qytet, ka treguar se 80 % e rinisë prej 14 deri në 18 vjet konsumojnë alkool edhe atë në vende publike...

Edhe drejtorët e shkollave dhe profesorët pranojnë se janë të paaftë para problemit". (Gazeta "Vreme", fq. 3, e hënë 14 maj, 2007 , nr. 1070).

Këto dy shkrime që i paraqitëm në këtë fillim na tregojnë se sa alarmante është gjendja në mesin e rinisë sonë dhe se ndërhyrja jonë për përmirësimin e kësaj gjendje duhet të jetë urgjente dhe kolektive.

Nga ana tjetër na detyron të shfaqim edhe një herë nevojën e madhe që ka populli ynë për rikthim të fesë në pozitën që ka patë dhe insistimin për futjen e mësmibesimit në shkollat tona.

Njëherit edhe na e shton brengosjen ndaj disa dukurive dhe tentimeve për ta nëpërkëmbur fenë dhe për ti dhënë fesë konotacion negativ dhe destruktiv në shoqërinë tonë.



Vlerat që duhet ti posedojë rinia jonë



Në këtë kohë të destruktivitetit të madh dhe degjenerimit, i cili është duke e sulmuar vazhdimisht rininë tonë, duhet të flasim për rikthim të vlerave tona të mirëfillta që në origjinë janë fetare dhe pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim të shëndoshë të popullit tanë.

Prej këtyre vlerave dhe cilësive që doemos duhet ti posedon rinia jonë për të na garantuar një ardhmëri më të begatshme janë edhe këto:

1- Morali që nënkupton:

Tërësi rregullash, parimesh, dhe normash të sjelljeve që rregullojnë raportet ndërmjet anëtarëve të bashkësisë së caktuar shoqërore duke përcaktuar mënyrën e sjelljes së individit ndaj rrethit, ndaj të tjerëve dhe ndaj vetvetes.

Kurse nga ana tjetër paraqet edhe tërësi të forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja e brendshme shpirtërore e dikujt.

Në mungesë të kësaj force shumë vështirë është të zhvillojmë një rini e cila do ti siguron popullit tanë një ardhmëri të lumtur dhe të shëndoshë.

2- NDER- i.

Tërësia e vetive a e tipareve morale të njeriut, që burojnë nga parime të caktuara, që çmohen nga shoqëria dhe që shfaqen në sjelljet e në veprimet e tij në rrugë të drejtë; cipa e njeriut në shoqëri, që ai e ruan me krenari dhe që nuk lejon t'ia cenojnë; kund. turp.

Gjithashtu kjo fjalë i përmban edhe këtë domethënie:

"Ndjenjë e ndërlikuar që ka të bëjë me tiparet e karakterit të njeriut dhe shfaqet në përpjekjet dhe në sjelljet e shmangies nga gënjimet, nga mashtrimet dhe nga pështjellimet". (shiko: "Fjalorin psikologjik", fq. 171).

Domethënë përderisa te populli ynë turpi vlerësohet si aftësi dhe shkathtësi, kurse nderi si mendjelehtësi dhe papjekuri, nuk mund të ketë zhvillim të shëndoshë.

Madje edhe dukuritë më degjeneruese morale që shfaqen në mesin e popullit tonë, nuk guxon askush ti kundërshton e as ti konteston, sepse ato vetëm se janë bërë dukuri dhe trende që duhet të respektohen, përndryshe ai që i kundërshton dhe i konteston, del si jashtëtokësor dhe njeri i cili nuk ecë me trendet e kohës dhe vendit.



3- VIRTYT - i.

Prirje dhe forcë e brendshme që ka njeriu për të bërë punë të mira; vetia më e mirë që ka ai, cilësi e lartë morale e njeriut, pastërti e përsosuri morale; kund. ves. (Shiko: "Fjalori i shqipes së sotme", fq. 1463).

Forcë e brendshme, e cila ushqehet me besim dhe madhërim të All-llahut, i cili është mbikëqyrës i njerëzve, i Cili e di atë që e fsheh njeriu dhe atë që e publikon, andaj edhe në mungesë të besimit dhe frikës nga All-llahu, si ka mundësi që njeriu ta përsos moralin dhe të pajiset me virtyte.



4- DËLIRËSI- a

Të qenët i pastër, pa pluhur, pa plehra etj.; pastërti.

Të qenët i pastër nga shpirti, pastërti shpirtërore; të qenët i çiltër, çiltëri; të qenët i ndershëm, ndershmëri. ("Fjalori i shqipes së sotme", fq. 231).

Për këtë qëllim ka ardhur Islami dhe është dërguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që tu pastron njerëzve shpirtin dhe ai që punon për pastrimin e shpirtit të tij ai i siguron vetes shpëtim.

All-llahu, azze ve xhel-le ka thënë:

رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولاً مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمْ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (129)

"Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi". (El-Bekare: 129).

(Cool قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا (9) وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا (10)

"Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten". (Esh-Shems: 8-9).



5- PËRKORE

Masë a përmbajtje në të ngrënë e në të pirë dhe kufizim në kënaqësitë trupore, heqje dorë nga këto kënaqësi; heqje dorë nga përdorimi i disa ushqimeve dhe i pijeve alkoolike. ("Fjalori i shqipes së sotme", fq. 978).

Njeriu zakonisht duhet të jetë i përmbajtur në jetën e vet dhe nuk duhet ti lëshohet pasioneve të kësaj dynjaje dhe të ipet pas epsheve të veta.

Mu për këtë All-llahu, azze ve xhel-le vazhdimisht kërkon prej besimtarëve që të jenë të përmbajtur dhe të përkorur, që në gjuhën e fesë ka kuptimi i takvallëkut. Madje shpëtimin e njeriut dhe me automatizëm shpëtimin e shoqërisë e ka ndërlidhur me devotshmërinë duke thënë

وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (189)

"... kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim". (El-Bekare: 189).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ (102)

"O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!" (Ali Imran: 102).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka treguar se trim dhe luftëtar është ai që e lufton epshin e tij për hirë të All-llahut, subhanehu ve teala:

[ ألا أخبركم بالمؤمن من أمنه الناس على أموالهم وأنفسهم والمسلم من سلم الناس من لسانه ويده والمجاهد من جاهد نفسه في طاعة الله والمهاجر من هجر الخطايا والذنوب ] . ( صحيح ).

"A t'ju tregoj kush është besimtar? Besimtar është ai të cilit njerëzit i besojnë për pasurinë dhe shpirtin e tij. Musliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë rehat njerëzit, muxhahid është ai që lufton epshin e tij duke e respektuar All-llahun dhe muhaxhir është ai që i braktis gabimet dhe gjynahet". (Sahih, "Es-sahiha", 2, fq. 89).

Këto janë vetëm disa prej vetive që duhet ti posedon një musliman i ri, nëse dëshirojmë ti sigurojmë popullit tonë një ardhmëri të sigurt dhe të qetë. Së fundja një njeri pa këto vlera dhe veti, pikëpyetje se sa ka mbetur nga njerizshmëria tek ai?!



Nderi në këndvështrimin Islam



Çka është nderi sipas sqarimeve islame?

Kur ti referohemi mësimeve islame del në shesh se nder ka këtë kuptim:

"Largim nga ndalesat fetare dhe lypjes prej njerëzve".



Nderi është disa lloje dhe kategori. Në vijim do ti përmendim disa prej tyre.



Nderi i gjymtyrëve:

Muslimani është i ndershëm në dorën, këmbën, sytë, veshët dhe organet e tij, largohet nga harami dhe nuk lejon që ta dominon epshi. All-llahu, azze ve xhel-le, ka urdhëruar secilin musliman që të jetë i ndershëm dhe ta ruan organin e vet deri në martesë, duke thënë:

{وليستعفف الذين لا يجدون نكاحًا حتى يغنيهم الله من فضله} [النور: 33].

"E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t'i begatojë me të mirat e veta...". (En-Nur: 33).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka nxitur të rinjtë që të martohen për ta ruajtur nderin, kurse ai që nuk ka mundësi të martohet le ti ndihmon vetes me agjërim dhe adhurim, duke thënë:

(يا معشر الشباب، من استطاع منكم الباءة (أداء حقوق الزوجية) فليتزوج، فإنه أغض للبصر وأحصن للفرج، ومن لم يستطع فعليه بالصوم فإنه له وِجَاء (وقاية). [متفق عليه].

"O të rinj, kush mund të martohet le të martohet, sepse kjo ia ul shikimin dhe ia ruan nderin, e ai që ska mundësi të martohet le të agjëron, sepse kjo atë e ruan". (Buhariu dhe Muslimi).



Nderi i trupit:

Muslimani e ruan trupin e tij, bukuritë dhe stolitë që ia ka dhënë All-llahu, subhanehu ve teala, duke i mbuluar vendet e turpshme, burri nga gjuntë deri në kërthizë, kurse gratë tërë trupin e tyre. Kjo asaj i jep nderë dhe dinjitet, pasiqë All-llahu, subhanehu ve teala thotë:

{وليضربن بخمرهن على جيوبهن} [النور: 31]

"...le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt...". (En-Nur: 31).

{يا أيها النبي قل لأزواجك وبناتك ونساء المؤمنين يدنين عليهن من جلابيبهن ذلك أدنى أن يعرفن فلا يؤذين وكان الله غفورًا رحيمًا} [الأحزاب: 59].

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues". (El-Ahzab: 59).

Islami ka ndaluar shikimin e grave të huaja dhe i ka urdhëruar muslimanët që të ulin shikimin:

{قل للمؤمنين يغضوا من أبصارهم ويحفظوا فروجهم} [النـور: 30].

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata". (En-Nur: 30).

{وقل للمؤمنات يغضضن أبصارهن ويحفظن فروجهن} [النور: 31].

"Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre ...". (En-Nur: 31).

{إن السمع والبصر والفؤاد كل أولئك كان عنه مسؤولا} [الإسراء: 36].

"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi". (El-Isra: 36).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Asija




Numri i postimeve : 11
Join date : 20/11/2008

Rinia dhe Morali Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia dhe Morali   Rinia dhe Morali EmptyFri Dec 12, 2008 1:32 am

Nderi dhe mosprekja e pasurisë së ndaluar:

Muslimani është i ndershëm dhe nuk prek pasurinë e huaj dhe nuk e mer pa të drejtë.

Shikoni një shembull shumë interesant nga koha e Omer ibën Andul-Azizit. Një natë kishte mysafir disa ministra dhe bisedonte me ta për disa çështje të shtetit. Pasi përfunduan ato bisedime, ai e fiku llambën e parë dhe nxori llambën tjetër. Ministrat të habitur i thanë pse e ndërrove llambën? Tha: fillimisht biseduam për shtetin dhe përdora llambën e shtetit, kurse tash bisedojmë tema të lira dhe private andaj e ndeza llambën time.

Shikoni se si ky njeri ka qenë i ndershëm dhe nuk ka abuzuar me pasurinë e shtetit dhe është kujdesur deri në imtësirat më të mëdha.

Ka edhe shumë shembuj nga historia islame se si shokët e ngushtë të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanë dhënë shembull të shkëlqyeshëm në ndershmëri dhe kujdes për ta fituar pasurinë me hallall dhe të drejtë. I këtillë ka qenë Abdurahman ibën Aufi, radijallahu anhu, i cili nuk pranoi pasurinë e Sadit, radijallahu anhu, të cilën ia ofroi pasi që u shpërngul nga Mekeja në Medinë, por kërkoi nga ai t'ia tregojë tregun, sepse ai kishte aftësi për të fituar pasuri nga tregtia. (Buhariu).



Nderi në ushqim dhe pije:

Muslimani e ruan nderin e vet dhe largohet nga kafshata e ndaluar, sepse çdo pjesë e trupit që ushqehet me haram do të digjet nga zjarri i xhehenemit.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

{يا أيها الذين آمنوا كلوا من طيبات ما رزقناكم واشكروا لله إن كنتم إياه تعبدون} [البقرة: 172].

"O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni". (El-Bekare: 172).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka stimuluar që të hamë ushqim hallall dhe na ka treguar se ushqimi më i mirë është ajo që ha njeriu nga puna e dorës së vet.

(ما أكل أحد طعامًا قط خيرًا من أن يأكل من عمل يده، وإن نبي الله داود كان يأكل من عمل يده) [البخاري].

"Askush ska ngrënë ushqim më të mirë se sa ajo që e fiton njeriu me dorën e vet. Davudi, Pejgamberi i All-llahut hante nga ajo që fitonte me dorën e vet". (Buhariu).

Fitimi i hallallit i jep njeriut krenari dhe nder, kurse harami poshtërsim, nënçmim dhe zjarr.

(إنه لا يربو (يزيد أو ينمو) لحم نبت من سُحْتٍ (مال حرام) إلا كانت النار أولى به) [الترمذي].

"Çdo copë mishi që rritet nga pasuria haram, do ta meritojl zjarri i xhehenemit". (sahih, Tirmidhiu).



Nderi i gjuhës:

Muslimani e ruan nderin dhe nuk e përdor gjuhën për sharje dhe ofendime, por flet fjalë të zgjedhura dhe të mira.

All-llahu, subhanehu ve teala, i cilëson muslimanët duke thënë:

{وهدوا إلى الطيب من القول وهدوا إلى صراط الحميد} [الحج: 24].

"Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme". (El-Haxh: 24).

All-llahu, azze ve xhel-le, tregon llojin e fjalëve që i pranon duke thënë:

{إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه} [فاطر: 10].

"... te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon..". (Fatir: 10).

All-llahu, tebareke ve teala, na urdhëron vazhdimisht që të flasim fjalë të mira duke thënë:

{وقولوا للناس حسنًا حٍسًنْا} [البقرة: 83].

"...dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; ...". (El-Bekare: 83).

Normalisht se mbi këtë pjesë të temës ka shumë argumente fetare nga Kurani dhe Sunneti që flasin për vlerën e thënies së fjalëve të mira dhe kujdesit nga fjalët e shëmtuara dhe të këqija, kurse qëllimi ynë në këtë rast nuk është grumbullimi i këtyre teksteve dhe prezantimi i krejt këtyre argumenteve, por vetëm potencomi i vlerës së thënieve të mira dhe se edhe në këtë rrafsh del në shesh nderi i muslimanit.



Nderi dhe mos lypja prej tjerëve:

Muslimani e ruan nderin e vet dhe nuk lyp prej tjerëve edhe kur ka nevojë, ai nuk bëhet lyps e as që kërkon pasuri pa punë.

All-llahu, azze ve xhel-le, i lavdëron njerëzit e varfër, të cilët nuk lypin prej njerëzve edhe pse kanë shumë nevojë për lëmoshë, por këtë nuk e kanë bërë ndershmëria e tyre:

{يحسبهم الجاهل أغنياء من التعفف تعرفهم بسيماهم لا يسألون الناس إلحافًا} [البقرة: 273].

"...prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit...". (El-Bekare: 273).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(اليد العليا خير من اليد السفلى، وابدأ بمن تعول وخير الصدقة ما كان عن ظهر غِنًى، ومن يستعففْ يُعِفَّهُ الله، ومن يستغنِ يُغْنِه الله) [متفق عليه].

"Dora e lartë është më e mirë se sa dora e ultë. Fillo me ata që kujdesesh, kurse pasuria më e mirë është ajo që e jep njeriu kur është i pasur. Ai që tregohet i ndershëm, All-llahu e bën të ndershëm dhe ai që nuk lakmon, All-llahu e bën të pasur". (Buhariu dhe Muslimi).



Vlera e nderit

Njeriun e ndershëm dhe të dëlirë e presin shpërblime të mëdha dhe të bollshme te All-llahu, subhanehu ve teala.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke treguar vlerën e nderit mes tjerash ka thënë:

(سبعة يظلهم الله - تعالى -في ظله يوم لا ظل إلا ظله: إمام عادل، وشاب نشأ في عبادة الله، ورجل قلبه معلق في المساجد، ورجلان تحابا في الله اجتمعا عليه وتفرقا عليه، ورجل دَعَتْهُ امرأةٌ ذات منصب وجمال فقال: إني أخاف الله، ورجل تصدق بصدق فأخفاها حتى لا تعلم شماله ما تنفق يمينه، ورجل ذكر الله خاليًا ففاضت عيناه) [متفق عليه].

"Shtatë kategori njerëzish do t'i fus All-llahu nën hijen e Tij, atë ditë që ska hije tjetër përpos hijes së Tij: Imami i drejtë, i riu që rritet në adhurim ndaj All-llahut, njeriu që e ka zemrën e lidhur për xhami, dy njerëz që duhen për All-llahun, për hirë të Tij bashkohen dhe për hirë të Tij ndahen, njeriu, të cilin e thërret një grua me pozitë dhe bukuri, e ai thotë: unë kam frikë All-llahun, njeriu që jep sadaka dhe e fsheh saqë nuk e di dora e majt çka jep e djathta dhe njeriu i cili e përmend All-llahun në vetmi dhe i rrjedhin lotët". (Buhariu dhe Muslimi).

Për këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i luteshe Zotit të vet duke thënë:

(اللهم إني أسألك الْهُدَى والتُّقَى والعفاف والغنى) [مسلم].

"All-llahu im, kërkoj prej Teje udhëzim, devocion, nderë dhe pasuri". (Muslimi).

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdëruar besimtarët që e ruajnë nderin e tyre dhe janë larguar nga harami duke thënë:

{والذين هم لفروجهم حافظون. إلا على أزواجهم أو ما ملكت أيمانهم فإنهم غير ملومين. فمن ابتغى وراء ذلك فأولئك هم العادون} [المؤمنون: 5-7].
"... ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,...". (El-Muminun: 5- 7).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Asija




Numri i postimeve : 11
Join date : 20/11/2008

Rinia dhe Morali Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia dhe Morali   Rinia dhe Morali EmptyFri Dec 12, 2008 1:33 am

Dy shembuj të nderit nga historia islame



Jusufi, alejhisselam

All-llahu, azze ve xhel-le, na ka treguar në Kuran një tregim shumë interesant, të cilin e ka emërtuar si tregimi më i mirë, i cili duhet të na shërbejë si shembull neve muslimanëve të rinj se si ta ruajmë nderin.

Jusufi, alejhisselam, i cili u edukua në prehër të babait të tij, Jakubit, alejhisselam, ia kishin zili vëllezërit e tij, e morën dhe e hodhën në pus, pastaj erdhi një karvan dhe e shpëtuan nga ky pus dhe e morën me vete për në Egjipt. Atje e bleu Azizi, ministri më i madh i Egjiptit, pasi që pa bujarinë, bukurinë dhe ndershmërinë e tij.

Kërkoi nga gruaja e tij që të kujdeset për te dhe të sillet mirë me te.

U rrit Jusufi, alejhisselam, u bë djalosh i fuqishëm dhe i bukur. Filloi t'i pëlqen gruas së Azizit, për shkak se ishte i ri, i bukur dhe i fuqishëm. Filloi shejtani t'i bëjë vesvese që të bëjë mëkat me te. Priti deri sa doli Azizi dhe pastaj e mbylli derën mirë dhe fort, u bë gati dhe u përgatit për mëkat. E thirri jusufin, alejhisselam, në dhomën e saj për të rënë në mëkat, kurse ia ktheu me plot nder dhe dëlirësi, duke thënë:

{معاذ الله إنه ربي أحسن مثواي إنه لا يفلح الظالمون} [يوسف: 23].

"...Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?". S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses". (Jusuf: 23).

All-llahu më ruajt që ti përgjigjem asaj në të cilën më thërret, ta zbatoj dëshirën tënde edhe pse i ke mbyllur dyert, pasiqë All-llahu i di edhe lëvizjet e qerpikëve dhe ato që fshihen brenda gjoksit.

E mbrojti nderin e vet edhe pse ishte i ri, në vend të huaj, se njihte askush, kishte nevojë, gruaja e bukur, me pushtet, i kërcënohej, mirëpo sërish nuk pranoi të bie në këtë gabim.

Le të mbetet ky Pejgamber i All-llahut shembull për ne, i cili edhe pse u ballafaqua me një rast shume specifik dhe me nje sprovë shume delikate, mirëpo nuk ra në mëkat dhe nuk bëri këtë gabim.



Shembulli i dytë



Tregimi i tre personave që kishin mbetur të mbyllur në një shpellë pasi që ishin strehuar nga shiu. Secili prej tyre kishte filluar ti lutet All-llahut me veprat e tija të mira që i ka bërë në të kaluarën me shpresë se këto lutje do tu ndihmojnë që të dalin nga kjo gjendje.

Njëri prej tyre u lut duke e treguar këtë rast:

"Kisha një femër të cilën shumë e doja dhe kërkoja prej saj që të bija në mëkat, mirëpo ajo refuzonte derisa një ditë kishte një krizë ekonomike dhe erdhi te ky që të kërkon para, e ky e shfrytëzoi rastin dhe i tha: nuk të jap para derisa të më jepesh. E braktisi kjo femër këtë dhe shkoi në vend tjetër të kërkon para, mirëpo askund nuk gjeti dhe u detyrua që ti kthehet sërish këtij. Kur iu afrua dhe u bë gati për të rënë në mëkat, ajo i tha:

"Ke frikë All-llahun dhe mos e nëpërkëmb këtë nder përpos se me të drejtë". Pastaj e frikësoi me dënimin e All-llahut. U zgjua ky njeri dhe iu kthy mençurisë dhe pjekurisë, ia dha pasurinë dhe u pendua te All-llahu.

Ishte në prag të veprës, kishte shansë të volitshme, askush nuk mund ta ndalte nga kjo vepër, mirëpo frika prej All-llahut ishte ajo që e ndaloi dhe e flaku këtë mëkat dhe ia la paratë.

Pastaj iu lut All-llahut me këtë vepër të mirë që ti liron All-llahu nga ky burgim me këtë shkëmb. All-llahu iu përgjigj kësaj lutjeje, sepse kjo vepër ishte e sinqertë, atëherë lëvizi shkëmbi dhe dolën këta tre persona nga kjo shpellë dhe shpëtuan nga vdekja e sigurtë.

Pra nderi ishte një virtyt i cili i shpëtoi këta njerëz nga shkatërrimi i sigurtë. (Këtë tregim e transmeton Buhariu dhe Muslimi).



Nderi, xhelozia dhe turpi



Besimtari duhet të jetë xheloz për nderin e tij dhe ashtu sikurse nuk lejon që dikush të nëpërkëmbë nderin e tij ashtu edhe tjerët nuk dëshirojnë të nëpërkëmbet nderi i tyre.

Andaj disa dijetarë kanë thënë:

"عفة المرء على قدر غيرته"

"Njeriu ka nder aq sa ka xhelozi".

Kurse disa dijetarë tjerë e kanë lidhur nderin me turpin dhe kanë thënë:

(الحياء عاصم من الزنا).

"Turpi e mbron njeriun nga zinaja".



Kategoritë e turpit



Turpi është tre kategori edhe atë:

- Turpi nga All-llahu.

- Turpi nga njerëzit tjerë.

- Turpi nga vetvetja.

Kategoria më e madhe është turpi nga All-llahu dhe kjo kategori e turpit e mbron njeriun nga rënia në haram.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka treguar se turpi është pjesë e besimit, duke thënë:

"Turpi është prej besimit". (Buhariu dhe Muslimi).

Ai që s'ka turp, pikëpyetje se sa ka besim!



Frytet e nderit



Disa njerëz, të cilët janë robëruar nga epshet e tyre dhe jetojnë në prangat e pasioneve, mendojnë se njerëzit e ndershëm vuajnë dhe privohen nga kënaqësirat, duke mos ditur se nderi sjell fryte të tanishme dhe të mëvonshme, fryte të cilat njeriu i vjel në dynja dhe ahiret.

1- Shpëtimi dhe lavdërimi i All-llahut.

Njerëzit gëzohen pa masë ku i lavdëron ndonjë kryetar shteti, ndonjë drejtor shkolle, ndonjë profesor, apo ndonjë njeri i thjeshtë dhe mburret me këtë gjë. Aq sa më me publicitet të jetë njeriu që e lavdëron aq më tepër mburret. Para mendoni nëse një njeri e lavdëron All-llahu, Krijuesi i mbarë njerëzimit, Krijuesi i qiejve dhe tokës.

All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

{ قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ. الَّذِينَ هُمْ فِي صَلاتِهِمْ خَاشِعُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ. وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ.إِلا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ. فَمَنِ ابْتَغَى وَرَاءَ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْعَادُونَ {(المؤمنون:1-7).

"Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:

- ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,

- ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë),

- dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin,

- dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),

- me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar,

- e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,...". (El-Muminun: 1- 7).

Lëvdata që s'mund të krahasohen me asnjë lëvdat. All-llahu, subhanehu ve teala, dëshmon se këta njerëz kanë besim dhe se janë të shpëtuar. Andaj cili njeri i mençur do t'i kishte zëvendësuar këto gjëra me epshin kalimtar dhe kënaqësirën e momentit?!



2- Xhenneti dhe begatitë e përhershme

All-llahu, subhanehu ve teala, u ka premtuar njerëzve të ndershëm dhe atyre që ruajnë organet e tyre se do të hyjnë në xhennet ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Për këtë pasi që i përmendi cilësitë e tyre i mbaroi me këto ajete:

{ أُولَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ. الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ{ (المؤمنون:10-11).

"Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë". (El-Muminun: 10- 11).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"من يضمن لي مابين لحييه وما بين رجليه أضمن له الجنة"( رواه البخاري (6474) و الترمذي (2408 ) .

"Ai që më garanton atë që ka mes dy buzëve dhe atë që ka mes dy këmbëve i garantoj xhennetin". (Buhariu dhe Tirmidhiu).



3- Qetësia dhe rehatia

Ai që jepet pas epsheve dhe pasionit vuan dhe përjeton denim të nxehtë të cilin nuk mund ta duron, kurse njeriu i ndershëm dhe i moralshëm jeton jetë të qetë dhe të rehatshme. Brenga e tij nuk është e njëjtë me brengën e njerëzve dhe mendimi i tij nuk preokupohet me atë që preokupohen mendimet e njerëzve tjerë. Nuk duhet të habitemi me këtë gjë. Sepse All-llahu, azze ve xhel-le, i Cili ka Krijuar njeriun dhe i Cili e Njeh më së miri, e ka krijuar për ta adhuruar dhe respektuar, andaj edhe nuk mund të jetojë jetë stabile dhe të rehatshme nëse nuk përqendron në fe të All-llahut.

Ashtu sikurse vetura nuk mund të ecë në rrugë të keqe, ashtu sikurse treni nuk mund të ecë pa binarë, ashtu edhe njeriu nuk mund të ecë jashtë rrugës që ia ka caktuar All-llahut, subhanehu ve teala.

Për këtë njerëzit e devijuar dhe të degjenuar nuk mund të jenë rehat, por kanë jetë përplot me strese dhe probleme dhe aspak nuk janë të qetë dhe stabil.



4- Kënaqësia e ngadhënjimit ndaj epshit

Nëse ata që jepen pas epshit gjejnë kënaqësi kur e shijojnë haramin atëherë djaloshi dhe vajza e ndershme gjejnë kënaqësi edhe më të madhe kur e mbrojnë nderin e tyre.

Burrëria e vërtet është kur arrin njeriu ti thotë vetes "ndal" dhe "jo", atëherë kur e dominon epshin dhe nuk dominohet prej tij. Kurse njeriu, të cilin e orienton dhe dominon epshi i vet, ai është më afër shtazëve, të cilët asgjë nuk i ndal nga epshi.

Kjo është beteja jonë, për këtë duhet të flasim, punojmë, kontribojmë dhe të japim shembull dhe çdo gjë tjetër nuk na ofron ardhmëri të lumtur dhe të rehatshme. E jona është të zgjedhim rrugën dhe opsionin!

All-llahu na ndihmoftë në rrugën e nderit dhe na mbrojtë nga rruga e degjenerimit dhe imoralitetit! Amin.
Bekir Halimi</SPAN>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rinia dhe Morali Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia dhe Morali   Rinia dhe Morali Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rinia dhe Morali
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Tema te ndryshme-
Kërce tek: