Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër. Empty
MesazhTitulli: Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër.   Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër. EmptyTue Dec 30, 2008 6:31 pm

Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër.

Shkruar më 27.12.2008 në News

Infopal. Ora 13, koha e Gazës. Sapo kemi folur në telefon me Vittorio Arrigioni, nga International Solidarity Mov., që ka rihyrë në Gaza me udhëtimin e fundit të Dignity, imbarkimi i Free Gaza.

Vittorio, si është situata momentale në Gaza?

"F16 izraelite po bombardojnë që nga ora 11:30 e mëngjesit. Është një masakër e vërtetë: janë 200 viktima tashmë. I kanë rrëzuar dy pallate civilësh, afër shtëpisë time, në zonën e portit. Janë duke mbytur policë dhe qytetarë".

Këtu lajmet tona dhe web faqet tregojnë se janë duke bombarduar "baza teroriste"...

"Rrenë! Çfarë turpi! Janë duke mbytur njerëz pa faj, policë, këto janë teroristat! Kurrë nuk kam parë më tepër violencë në Gazë sesa tash... Kanë sulmuar me aeroplanë e me marina ushtarake”.

A i keni pritur këto sulme?

“Të them të drejtën, jo. Dje, Izraeli kishte hapur rrugët duke lëshuar disa furnizime elementare… E ka bërë me qëllim, kështu që sot ka mundur t’a zë popullsinë papritmas, fëmijët që dilnin nga shkolla, policë që ishin duke ushtruar për funksione të sigurisë së mbrendshme…”

Përderisa Vittorio fliste, ndëgjohej zëri i bombeve që binin mbi Gaza…

“Jam duke shkuar në spital Esh-Shifa, për të parë nëse kanë nevojë për gjak…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
 
Infopal në lidhje telefonike me Vittorio Arrigoni, nga Gaza: janë duke bërë një masakër.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Lajme nga Bota-
Kërce tek: