Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kina ndalon xhamite per ujguret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Kina ndalon xhamite per ujguret Empty
MesazhTitulli: Kina ndalon xhamite per ujguret   Kina ndalon xhamite per ujguret EmptyFri Jul 10, 2009 10:41 am

Kina ndalon xhamitë për ujgurët
Kina ka ndaluar ujgurët për të kryer faljen e namazeve në xhami, dhe nuk dihet se kur do ti lëshon përsëri.



"Njerëzit që vijnë në xhami për ta falur namazin duhet ta kryejnë atë në shtëpi. Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj," thuhej në një njoftim mbi derën e xhamisë Qinghai në rrethin e Tianshan-it në Urumqi.




Muslimanët e mbledhur në xhami thanë se ata do të jenë të pakënaqur, madje edhe të zemëruar nëse nuk lejohen të hyjnë në xhami.

"Nuk e dimë se a do të lejohemi për tu falur nesër në xhami," thotë Bai Ping, një kinez Han që është bërë mysliman.





Kjo ndalesë erdhi pasi policia kineze arrestoi 1434 ujgur dy ditë pas vrasjes së qindra prej tyre dhe plagosjen e mijëra tjerëve prej se kanë filluar protestat ujgure në kryeqytetin Urumqi.

Nuk është e qartë a do të hapen xhamitë për faljen e namazit të xhumasë.

Gjatë ditës së sotme mijëra trupa ushtarake kineze po patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Turkistanit Lindor.

Helikopterët që po fluturojnë disa metra përmbi çatitë e shtëpive lëshojnë broshura propagande, duke kërkuar unitet etnik, mbi turmën e qindra personave të mbledhur për të shikuar zbarkimin e trupave kineze. Ushtarët qëndronin në kamion me armë dhe thërrisnin sloganin "të bashkuar."

Presidenti kinez Hu Jintao, nuk morri pjesë në samitin G8 në Itali duke thënë se ruajtja e stabilitetit në këtë krahinë të pasur me naftë e energji ishte "detyrë më urgjente", njofton televizioni shtetëror kinez.

Kinezet Han priten me gëzim ushtrinë që zbarkonte ushtarët ndërsa në anën tjetër ujgurët ndjenin përpara tyre trazira. /worldbulletin/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
 
Kina ndalon xhamite per ujguret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Lajme nga Bota-
Kërce tek: