Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët Empty
MesazhTitulli: Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët   Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët EmptySun Nov 23, 2008 2:21 am

Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët

430 haxhinjë ende nuk janë nisur për në vendet e shenjta, Meke dhe Medine të Arabisë Saudite për shkak të mosmarrëveshjeve mes BIM dhe agjencive turistike.

Nga Bashkësia Islame e Maqedonisë edhe pse premtuan se kësaj radhe nuk do të ketë probleme me marrjen e vizave dhe dhënien e autorizimeve agjencive për të organizuar udhëtim për në Haxh, përsëri ndodhi e njëjta dramë që ndodh thuajse çdo vit.
430 haxhinjë ende nuk janë nisur për në vendet e shenjta, Meke dhe Medine të Arabisë Saudite. Pronarja e Agjencisë turistike "Esra Turs", Fatime Iseni në linjë telefonike për Alsat tha se megjithatë deri në fund të ditës së sotme do të sigurohen vizat dhe haxhinjtë do të nisen për në Haxh.
Ajo tha se me që nuk kanë arritur vizat t'i sigurojnë në Shkup, më saktësisht në Bashkësinë Islame, janë detyruar që një gjë të tillë ta bëjnë në Tiranë, në ambasadën e Arabisë Saudite.
"Falë autoriteteve të Maqedonisë dhe Arabisë Saudite procesi i dhënies së vizave për 430 haxhinjët nga Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Gostivari përfundon gjatë ditës së sotme dhe shpresojmë se pas marrjes së vizave se të gjithë në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë për në Haxh. Për momentin prioritet për mua dhe për të gjithë ne janë haxhinjët e tonë, që të nisemi me kohë dhe të kompensojmë kohën e humbur dhe pastaj kur do të përfundojë gjithçka si duhet, do të kenë kohë të tregojnë se kush i ndihmoi dhe kush i pengoi haxhilerët", tha hafëzja Fatime Iseni nga Esra Turs.
172 haxhinjë nga Tetova, 56 nga Shkupi dhe 202 nga Kumanova ende nuk janë nisur për në haxh, falë mosmarrëveshjeve midis disa agjencive turistike dhe Bashkësisë Islame.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
 
Përsëritet drama e marrjes së vizave për haxhinjët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Lajme nga Bota-
Kërce tek: