Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Porosi haxhilerëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Porosi haxhilerëve Empty
MesazhTitulli: Porosi haxhilerëve   Porosi haxhilerëve EmptyThu Nov 27, 2008 12:47 am

Porosi haxhilerëve



Këto porosi dhe këshilla ua ofroj vëllezërve të mi haxhilerë para se të nisen në haxh:

Një: Haxhiu duhet të ketë frikë All-llahun, të kujdeset me sa ka mundësi që mos të bjer në gjëra që i ka ndaluar All-llahu, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:


{ÇáúÜÍóÌøõ ÃóÔúåõÑñ ãøóÚúáõæãóÇÊñ Ýóãóä ÝóÑóÖó Ýöíåöäøó ÇáúÜÍóÌøó ÝóáÇ ÑóÝóËó æóáÇ ÝõÓõæÞó æóáÇ ÌöÏóÇáó Ýöí ÇáúÜÍóÌö} [ÇáÈÞÑÉ: 197].


"Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. …". (El-Bekare: 197).


Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


" ãä ÍÌ Ýáã íÑÝË ¡ æáã íÝÓÞ ÑÌÚ ãä ÐäæÈå ßíæã æáÏÊå Ããå "


"Ai që kryen haxhin dhe nuk fol fjalë të ndyta dhe nuk bën mëkate, kthehet nga haxhi me mëkate të falura si atë dit që e ka lindur nëna". Nëse haxhiu vepron kështu haxhi i tij do të jetë i pranuar, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


" ÇáÍÌ ÇáãÈÑæÑ áíÓ áå ÌÒÇÁñ ÅáÇ ÇáÌäÉ"


"Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos hyrjes në xhennet". (Buhariu dhe Muslimi).


Andaj duhet kujdesur nga disa gjëra me të cilat janë sprovuar disa nga injoranca ose devijimi i tyre:


Bërja shirk All-llahut. Kemi parë shumë njerëz që bëjnë shirk siç ëhtë kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përpos All-llahut, kërkimi i ndihmës nga të vdekurit, qofshin ata pejgamber ose njerëz të devotshëm, drejtimi i lutjeve atyreve përpos All-llahut, betimi me ta, në shenjë madhërimi të tyre, e me këtë e asgjësojnë haxhin e tyre, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:


( áÆä ÃÔÑßÊ áíÍÈØä Úãáß ) .


"…Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jeshë prej të humburve". (Ez-Zumer: 65).


b) Stolisja e disave duke i ruajtur mjekrat, sepse kjo është nga fisku dhe në te ka katër kundërshtime, siç e kemi sqaruar në librin bazë.


c) Veshja e unazës së arit, sepse është reptësisht e ndaluar, sidomos ajo që sot quhet unaza e martesës, sepse në këtë vepër ka përgjajësim me të krishterët.




Dy: Secili që dëshiron të bëjë haxh dhe që nuk ka marë me vete kurbanin e haxhit (hedjin)[i] le ta bëjë nijet për haxh temetu', sepse kështu i ka urdhëruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shokët e tij në fund dhe sepse është hidhëruar me shokët e tij që nuk kanë nxituar ta zbatojnë urdhërin e tij, për ta shndërruar haxhin në umre, duke thënë:


" ÏÎáÊ ÇáÚãÑÉ Ýí ÇáÍÌ Åáì íæã ÇáÞíÇãÉ "


"Ka hyrë umreja në haxh deri në ditën e Kijametit".


Kur i thanë disa sahabe: ky haxh temetu' vlen vetëm për këtë vit ose përgjithmonë?


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i gërshetoi gishtat e tha:


" ÏÎáÊ ÇáÚãÑÉ Ýí ÇáÍÌ Åáì íæã ÇáÞíÇãÉ ¡ áÇ Èá áÃÈÏ ÃÈÏ ¡ áÇ Èá áÃÈÏ ÃÈÏ ".


"Kështu ka hyrë Umreja në Haxh deri në ditën e Kijametit. Pëgjithmonë, përgjithmonë". (Shiko: "Sahihu Ebu Davudi", nr. 1568 dhe 1571).


Për këtë qëllim Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar zonjën Fatime dhe gratë e tija, radijall-llahu anhune xhemian, që të çveshen nga ihrami pas umres së haxhit. Andaj Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, thoshte:


( ãä ØÇÝ ÈÇáÈíÊ ÝÞÏ Íá ¡ ÓäÉ äÈíßã æÅä ÑóÛöãÊã )4


"Ai që ban tafaf Qaben është liruar nga Ihrami, ky është sunneti i Pejgamberit tuaj, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe nëse nuk ju përshtatet". [ii]


Andaj secili që nuk ka marrë me vete kurbanin e haxhit ta bën nijetin për umre në muajt e haxhit, kurse ai që bën nijet për ifrad ose kiran, e pastaj i vjen urdhëri i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për shndërim të haxhit në umre, duhet të nxitojë në këtë gjë edhe nëse ka arritur në Mekë dhe ka bërë tavafin mes Safasë dhe Mervas. Ky duhet të lirohet nga ihrami, kurse në ditën e tetë, ditën e tervijes, e ban nijet për haxh.


( íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ ÇÓÊÌíÈæÇ ááå æááÑÓæá ÅÐÇ ÏÚÇßã áãÇ íÍííßã ).


"O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai". (El-Enfal: 24).[iii]


Tre: Ke kujdes dhe ruju e mos e le bujtjen në Mina natën e arafatit, sepse është obligim, e ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ka urdhëruar duke thënë:


" ÎÐæÇ Úäí ãäÇÓßßã . . " .


"Merrne nga unë haxhin tuaj".


Buj në Muzdelife derisa të agojë mëngjesi, e nëse të ikë bujtja, mos të ikë namazi në atë vend, sepse është obligim, madje është rukën i haxhit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, përpos grave dhe të dobtive, atyreve u lejohet të ikin pas gjysmës së natës, sikurse do ta sqarojmë më vonë (brenda librit).


Katër: Ruju sa të kesh mundësi që mos të kalosh para atij që falet në Mesxhidul-Haram, e mos të flasim për xhamiat tjera, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


" áæ íÚáã ÇáãÇÑ Èíä íÏí ÇáãÕáí ãÇÐÇ Úáíå áßÇä Ãä íÞÝ ÃÑÈÚíä ÎíÑÇð áå ãä Ãä íãÑ Èíä íÏíå " .


"Po ta dinte ai që kalon para namazliut se çfarë mëkati bën, do të ishte më mirë për te të qëndron dyzet se sa të kalon para tij".


Ky tekst është i përgjithshëm dhe e kaplon secilin kalimtar dhe secilin namazli, kurse nuk ka asnjë hadith të vërtetë që bën përjashtime për kalimtarin në Mesxhidul-Haram. Duhet të falesh sikur në xhamiat tjera drejt sutres, për shkak të haditheve që flasin për këtë dhe ka disa gjurmë të sahabeve që flasin enkas për këtë çeshtje, ato janë në bazën e librit.


Pesë: Dijetarët dhe njerëzit me vlerë çdo herë që takohen me haxhilerët duhet tua mësojnë rregullat e haxhit sipas Kur'anit dhe Sunnetit dhe kjo nuk duhet ti angazhojë ata nga thirrja në tevhid që është baza e Islamit, për te janë dërguar pejgamberët dhe kanë zbritur librat. Shumë prej atyreve që i kemi takuar dhe që konsiderohen si dijetarë i kemi gjetur se kanë injorancë të madhe mbi realitetin e tevhidit dhe cilësive të All-llahut, ashtu sikurse janë në neglizhencë të plotë për domosdoshmërinë e kthimit të muslimanëve, pa marë parasysh dallimin e medhhebeve të tyre dhe sasinë e partive të tyre, në unifikimin e fjalës dhe bashkimin e rradhëve në bazë të Kur'anit dhe Sunnetit, qoftë ajo në akide, dispozita, raportet shoqërore (muamelat), moral, politikë, ekonomi, dhe çeshtjet tjera të jetës. Ata duhet ta kujtojnë se secili zë që ngritet dhe secili përmirësim që nuk ngritet në këtë bazë të fuqishme dhe rrugë të drejtë do tu sjell muslimanëve përçarje dhe dobësi, poshtërsi dhe nënçmim. Realiteti është dëshmitari më i madh në këtë drejtim. All-llahu na ndihmoftë.


S'prish punë të debatohet në mënyrë të mirë, kur të ketë nevojë, sepse polemika e ndaluar në haxh është polemika me të kotë, i cili edhe pas haxhit është i ndaluar, sikurse puna e fiskut, i cili gjithashtu ndalohet në haxh. Kjo polemikë dallon nga ajo që është përmendur në Kur'an:


( ÇÏÚ Åáì ÓÈíá ÑÈß ÈÇáÍßãÉ æÇáãæÚÙÉ ÇáÍÓäÉ ¡ æÌÇÏáåã ÈÇáÊí åí ÃÍÓä ) .


"Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…". (En-Nahl: 125).


Mirëpo sërish thirrësi duhet të kujdeset që nëse i bëhet e qartë se nuk ka dobi nga debatimi me kundërshtarin për shkak të fanatizmit të tij për medhhebin ose mendimin e tij dhe nëse vazhdon në debatimin me te ndoshta rezulton gjëra që nuk lejohen, atëherë ma mirë është që të lihet polemika me te për shkak të asaj që ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


" ÃäÇ ÒÚíã ÈÈíÊ Ýí ÑÈÖ ÇáÌäÉ áãä ÊÑß ÇáãÑÇÁ æÅä ßÇä ãÍÞÇð . . ".


"Unë i garantoj shtëpi në mes të xhennetit atij që e le polemikën edhe nëse është e vërteta me te". (Hasen, shiko: "Sahihul-Xhamius-Sagiri", vëllimi i dytë, nr. 1477).


Marrë nga hyrja e librit "Menasikul-Haxhi" të Imam Albanit, rahimehull-llah.


Përktheu: Bekir Halimi


[i] Siç veprojnë shumica e haxhilerëve sot, rrallë janë ata që marrin me vete kurbanin e haxhit (hedjin) nga vendi vet, siç ka bërë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj që e ban këtë nuk duhet mohuar atij, mirëpo ai që nuk ka marrë me vete hedjin dhe ban nijet haxh kiran ose ifrad, ai ka kundërshtuar veprën dhe urdhërin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe nëse insistojnë njerëzit në këtë gjë, siç ka thënë Ibën Abasi, radijall-llahu anhu. Transmeton Muslimi (4/58) dhe Ahmedi (1/278, 342).


[ii] Bazë në këtë thënie ka thënien e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:


" Åä Çááå ÞÏ ÃÏÎá Ýí ÍÌßã åÐÇ ÚãÑÉ ¡ ÝÅÐÇ ÞÏãÊã ¡ Ýãä ÊØæÝ ÈÇáÈíÊ æÈíä ÇáÕÝÇ æÇáãÑæÉ ÝÞÏ Íá ÅáÇ ãä ßÇä ãÚå åÏí "


"All-llahu në haxhin tuaj ka shtyrë edhe umren. Andaj kur të vini ai që ban tafaf rreth qabes dhe mes safasë dhe mervas është i lirë ngha ihrami përpos atij që ka kurbanin e haxhit me vete". ("sahih Ebu Davudi", nr. 1573 dhe 1580).


[iii] Kjo nuk është në kundërshtim me atë që transmetohet nga ibën Omeri dhe tjerët se haxhi ifrad është më i mirë, për shkak të asaj që e kam përmendur në librin bazë. Pastaj pashë se edhe Shejhul-Islam Ibën Tejmiu e komenton këtë duke thënë se ka patur për qëllim veçimin e umres gjatë një udhëtimi dhe haxhit gjatë udhëtimit tjetër. Referoju atij në vëllimin e 26 të "Mexhmuul-Fetava" sepse është i rëndësishëm.




Muhammed Nasiruddin Albani,

ALBISLAM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
 
Porosi haxhilerëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Tema te ndryshme-
Kërce tek: