Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Tridhjete shkaqe per lumturi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Tridhjete shkaqe per lumturi Empty
MesazhTitulli: Tridhjete shkaqe per lumturi   Tridhjete shkaqe per lumturi EmptyThu Nov 27, 2008 3:27 am

Tridhjete shkaqe per lumturi



Bismil-lahir-rahmanir-rahim

Me emrin e All-llahut Meshiruesit te pergjithshem Meshireplotit



Shkaku i parë: Mendo dhe Falëndero




Kjo do te thotë t’i përkujtosh begatitë e All-llahut ndaj teje qe te kane vërshuar nga larte dhe poshtë këmbeve tua: “Po edhe nëse mundoheni t’i njehsoni dhuntitë (begatitë) e All-llahut, nuk do te arrini t’i numëroni ato”(Kur’an). Shëndet ne trup, siguri ne atdhe, ushqim e veshmbathje, ajër e ujë, para teje është bota e ti nuk e ndjen, e posedon jetën e ti nuk e din: “Ua dhuroi juve dhuntitë e Tia, ato te dukshmet e te fshehtat.” (Kur’an). I ke dy sy, një gjuhe e dy buze, dy duar e dy këmbë “e cilën begati te Zotit tuaj po e mohoni?”(Kur’an). A është pune e lehte te ecësh ne këmbët tua, e shume këmbë veç janë prere, te qëndrosh ne kërçikë, e shume kërçikë veç janë këputur, e gjë e rëndomtë është qe ti te besh gjumë te thelle e te qete, e gjumin e shumëkujt dhembja e ka kapluar, ta mbushesh barkun tënd me ushqim te shijshëm, te pish ujë te ftohet, e ka shume te tille qe buka i është turbulluar, e edhe pija me sëmundje e epidemi.
Mendo për te dëgjuarit tënd, veç je i kursyer nga te shurdhëtit, medito për te pamurit tënd, veçse je i shpëtuar nga verbësia, shiko ne lëkuren tende, ke shpëtuar nga lepra e zgjeba, shiko ne mendjen tende, je i begatuar me te e nuk vuan nga çmenduria e marrëzia. A dëshiron qe një sy ta ndërrosh me një kodër ari sa te Uhudit. A dëshiron ta shitesh te dëgjuarit tënd për një kodër argjend sa te Thehlanit. A i blen pallatet e Zehrase me gjuhen tende e te bëhesh memec? A i ndërron dy duart tua me qypat e mbushur me diamante e safire e te jesh i këputur pa gjymtyre? Pa dyshim se ti je ne begati madhështore dhe ne dhunti trupore, por ti nuk e di, jeton i mërzitur, i brengosur e i pikëlluar, kurse pranë e ke bukën e ngrohte, ujin e ftohet, gjumin e ëmbël, shëndetin qe lulëzon, mendon për te humburën e nuk falënderon për te pranishmen, shqetësohesh nga humbja materiale, kurse ti posedon çelësin e lumturisë, bollëqet e begatshme te te mirave, dhuratave, begative e te gjerave, andaj mendo dhe falëndero: “Edhe ne vetët tuaja, a nuk po i shihni”(Kur’an). Mendo ne veten tende, ne familjen tende, shtëpinë tende, punën, shëndetin, shokët tu dhe ne boten përreth teje: “I njohin begatitë e All-llahut e i mohojnë ato”(Kur’an).




Shkaku i dyte: Çka ka kaluar ka mbaruar




Te kujtuarit e se kaluarës dhe te ndikuarit me memoaret e saja, e edhe pikëllimi për fatkeqësitë e saja është marrëzi dhe budallallëk, e gjithashtu edhe vrasje e vullnetit dhe shkatërrim i jetës qe tani e jeton. Tronditjen e se kaluarës te mençurit e fshehin dhe e mbulojnë e lidhin me litarë ne burgun e braktisjes e me nuk e nxjerrin kurrë, e mbyllin atë te mos i shihet vezullimi, ngase ajo ka kaluar dhe mbaruar, as pikëllimi nuk e kthen, as dëshpërimi nuk e përmirëson, e as mërzia nuk e zbukuron, e as qe konfuzioni e ngjalle, ngase ajo është asgjë, mos jeto ne ankthin e se kaluarës, nder ombrellën e se shkuarës, shpëtojë veten nga hijet e se kaluarës, a mos ndoshta dëshiron qe lumin ta kthesh ne burim, apo diellin ne vendlindjen e tij, apo fëmiun ne barkun e nenës, apo qumështin ne gji, apo lotin ne sy, pa dyshim se ti me te ndikuarit tënd me te kaluarën, me mërzinë tende për te dhe ndezjen tende me zjarrin e saj, me hedhjen tende ne idhtësitë e saja je ne gjendje tragjike, tronditëse, qe frikëson e trishton.
Te lexuarit ne fletoren e se kaluarës është humbje e se tashmes, shqyerje e mundit, eksplodim i çastit te tanishëm. All-llahu i Lartësuar i përmendi popujt dhe atë qe vepruan pastaj tha: “Ata janë popuj qe kane kaluar”(Kur’an). Ka shkuar puna dhe ka mbaruar, nuk ka dobi ne autopsinë e kohës, e as ne rikthimin e rrotës se historisë.
E ai qe kthehet ne te kaluarën i ngjason atij qe e bluan miellin e ai ne esence është i bluar, apo ai qe e sharron tallashin e drurit. Qe moti kane thëne për ata qe e qajnë te kaluarën: “Nuk nxjerrën te vdekurit nga varret e tyre”, e edhe fabulisti i ka përmendur ata qe flasin me gjuhen e kafshëve se si e kane pyetur gomarin: Perse nuk ripërtypësh? Ai tha: E urrej gënjeshtrën.
Fatkeqësia jone qëndron ne atë se ne tregohemi te paafte për te tashmen tone e preokupohemi me te kaluarën, braktisim pallatet tona te bukura e i vajtojmë gërmadhat e lashta, po ne qofte se edhe njerëzit edhe xhinët do te ishin mbledhur për te rikthyer diç nga ajo qe ka kaluar, nuk do te mundnin ngase kjo është me se e pamundshme. Njerëzit nuk shkojnë përpara e as qe e kthen prapa; ngase era përpara shkon, uji përpara zbret, karvani përpara ecën, andaj mos e kundërshto zakonin e jetës.




Shkaku i trete: Dita jote është dita jote



Kur te zgjohesh mos e prit mbrëmjen, vetëm sot do te jetosh, nuk ka me mbrëmë-dje qe shkoi me te këqijat e saja e as nesër qe akoma nuk ka ardhur. Sot, dielli i se cilës te ka futur ne hijen e tij dhe te ka zëne dita e tij, kjo është dita jote dhe kaq, jeta yte është një dite, andaj bere amshueshmërinë tende ne jetën e kësaj dite, sikur te kishe lindur ne te, dhe ne te te kishe vdekur, me ç’rast nuk do te bllokohej jeta jote midis manisë se te kaluarës, brengës dhe pikëllimit te saj dhe midis pritjes se ardhmërisë, hijeve te saja te frikshme dhe zvarritjes brengosëse te saj. Vetëm për sot aktivizoje përqendrimin dhe interesimin tënd, angazhimin dhe përpjekjen tende, ne ketë dite duhet qe ta falesh një namaz plot përulje dhe te lexosh me përkushtim e meditim, ta përmendesh All-llahun me prezence te zemre, te jesh i matur ne çështje, i bukur ne moral, i kënaqur me atë qe te është ndare, te interesohesh për pamjen, te kujdesesh për trupin, t’i besh dobi te tjerëve.
Për sot ne te cilën je ti ne te, te ndash orët e saja dhe prej minutave te saja te besh vite te tera, prej sekondave muaj te tere, te kultivosh ne te te dobishmen, te ekzekutosh ne te te bukuren, te kërkosh falje për mëkatin, ta përkujtosh ne te Krijuesin, te përgatitesh për udhëtim, ta jetosh ketë dite gëzueshëm e me hare, i qete e ne siguri, te jesh i kënaqur ne te me riskun tënd, me gruan tende, me fëmijët tu, me punën, shtëpinë, diturinë dhe pozitën tende “Dhe merre atë që ta kam dhëne dhe bëhu prej mirënjohëseve”(Kur’an), ta jetosh ketë dite pa mërzi, pa shqetësim, pa hidhërim, pa zili e urrejtje.
Duhet qe ne pranon e zemrës tende ta shkruash një shprehje te cilën do ta vendosh edhe ne bibliotekën tende, e ajo kështu tingëllon: Dita jote është dita jote. Kur sot ta hash bukën e nxehte e te shijshme ç’të bën dem buka e thate dhe bajate e djeshme, apo buka e se nesërmes qe e pret.
Kur sot ta pish ujin e ftohte e te ëmbël, perse mërzitesh për ujin e ithët e te kryposur te se djeshmes, apo ujin e nxehte e te amullt te se nesërmes.
Po te ishe i sinqerte me veten tende me një vullnet te çelikte e te fuqishëm do ta kishe bindur atë për një teori” Nuk do te rroj me përveç se ketë dite, m ç’rast do ta shfrytëzoje çdo çast te kësaj dite ne ndërtimin e qenies tende dhe ne zhvillimin e talentit tënd, ne pastrimin e punës tende dhe te thuash: Vetëm për sot do t’i korrigjoj fjalët e mia e nuk do te flasë fjale te shëmtuara e dokrra, sharje e përgojim. Vetëm sot do ta rregulloje shtëpinë dhe bibliotekën time, nuk ka ven për rregulli e pështjellim, por vetëm për renditje e sistem. Vetëm sot do te jetoj e do te interesohem për pastërtinë e trupit tim, zbukurimin e pamjes sime, do te kujdesem për elegancën time, për maturi ne ecje, bisedën dhe lëvizjet e mia.
Vetëm sot do te jetoj e do te përpjekim me dëgjueshmëri ndaj Krijuesit tim, ne kryerjen e namazit ne formën me te bukur, ne lutje e vepra vullnetare, ne kontakt me Kur’anin tim, ne studim te librave te mi, ne mësimin përmendsh te ndonjë dobie, ne leximin e ndonjë libri te vlefshëm. Vetëm për sot do te jetoj e do ta mbjelli ne zemrën time te dobishmen, e do ta çrrënjosi nga ajo pemën e se keqes, me te gjitha degët e saja me gjemba nga arroganca, pëlqimi i vetes, syfaqësia, zilia, inati, urrejtja dhe mendimi i keq.
Vetëm sot do te jetoj e do t’i bej dobi te tjerëve; do t’ua ofroj te bukuren, do ta vizitoj te sëmurin, do ta përcjelli kufomën e te vdekurit, do ta udhëzoje te hutuarin, do ta ushqeje te uriturin, do t’i ndihmoje te pikëlluarit, do te rri me atë qe i është bere padrejtësie, do t’i ndërmjetësoj te dobëtit, do ta ngushëlloj atë qe belaja e ka goditur, do ta nderoj te diturin, do t’i mëshiroje vogëlushet, do t’i respektoje te moshuarit. Vetëm për sot do te jetoj o e kaluar qe ke shkuar, po perëndoj si dielli yt, prandaj kurrë njëherë me nuk do te qaje për ty dhe asnjëherë nuk do te me shohësh se qëndroj duke te ta përkujtuar një çast; ngase ti na ke lëne, na ke braktisur, ke shkuar dhe kurrë me nuk do te kthehesh te ne.
O ardhmëri, ti je ne boten e se panjohurës e assesi nuk do te merrem me ëndrra e kurrsesi nuk do ta shes shpirtin tim për iluzione, e as qe do te shpejtoj lindjen e se humburës, ngase nesër nuk është kurrgjë, për arsye se ende nuk është krijuar, e as qe ka qene e përmendur.
Dita jote është dita jote o njeri kjo është fjala me e bukur ne fjalorin e lumturisë per atë qe e dëshiron jetën ne fotografitë me te mrekullueshme dhe ëmbëlsitë me te bukura te saja.



Shkaku i katërt: Lëre ardhmërinë derisa te vijë


“Ka ardhë caktimi i All-llahut, andaj mos kërkoni ngutjen e tij(ardhjen para kohës)”(Kur’an). Mos i parashiko ngjarjet, a dëshiron qe foshnjën ta nxjerrësh nga barku para afatit, apo ta ndukesh frytin par pjekjes, pa dyshim se e nesërmja është e humbur, nuk ka realitet, nuk ekziston e as qe ka shije e as ngjyre, e perse atëherë i preokupojmë vetët tona me te? Perse te tronditemi nga fatkeqësitë dhe te çajme kokën për ndodhitë e saja?
T’i parandiejmë vuajtjet e saja!? E nuk e dimë se a do te ndeshemi fare me te, a do ta takojmë, kur qe ajo me gëzime e kënaqësi!, me rendësi është qe ajo është ne boten e se panjohurës, ende nuk ka mbërrit ne toke, neve na takon qe te mos e kalojmë urën para se te vijmë tek ajo, kush e di? Ndoshta do te ndalemi para se te arrijmë pranë urës, apo ndoshta ura do te shembet para se te arrijmë ne, apo ndoshta do ta arrijmë dhe kalojmë urën me sukses?
T’i japësh mendjes hapësire te gjere për te menduar te ardhmen dhe ta hapesh librin e se panjohurës e pastaj te ngulfatesh me shqetësimet e parandiera është e urrejtur sipas ligjit te All-llahut. Ngase ajo është shprese e gjate, e urren logjika, ngase ajo do te thotë te kacafytesh e te përleshesh me hijen.
Te shumte ne bote janë ata qe për te ardhmen e tyre parashikojnë urine, zhveshjen, sëmundjen, varfërinë dhe fatkeqësitë, e te tera këto janë prej mësimeve te shkollës se shejtanit “Shejtani ua premton skamjen dhe ju urdhëron për te shëmtuarën, e Allahu u premton falje nga Ai dhe begati”(Kur’an). Te shumte janë ata qe qajnë, ngase ato do te uriten nesër, do te sëmuren pas një viti, do te mbaroje bota pas njëqind vitesh!
Vërtete ai, jeta e te cilit është ne dorën e tjetërkujt nuk duhet qe atë ta zeje peng asgjëja, e edhe atij i cili nuk e din se kur do te vdesë, nuk i lejohet te angazhohet me diçka te humbur qe nuk ka realitet. Lere te nesërmen derisa te vije ty, mos pyet për lajmet e saja, mos e prit zvarritjen e saj, ngase ti je u preokupuar me sot. E nëse çuditesh, atëherë është për t’u çuditur puna e atyre qe huazojnë pikëllimin me para ne dore qe ta kthejnë atë kredi ne ditën qe ende nuk ka lindur dielli i saj, e as qe i shihet vezullimi, andaj ke kujdes nga te shpresuarit e gjate.



Shkaku i pestë: Si ta ballafaqosh kritikën që fajëson



Mendjelehti dhe i çmenduri e shanë Krijuesin, Furnizuesin e Lartësuar, e ofenduan Një te Vetmin qe nuk ka tjetër te adhuruar me merite përveç Tij, e ç’të presim unë, ti dhe ne, pronare te padrejtësisë dhe mëkatit; se ti me te vërtetë do te ballafaqohesh ne jetën tende me një lufte te ashpër pa pardon, me kritiken e hidhur qe fajëson, me degradim te paramenduar qe shkatërron, me një poshtërim te qëllimte derisa ti te japësh, te ndërtosh, te ndikosh, te përparosh e te shkëlqesh, e te tillët kurrë njëherë nuk do te heshtin ndaj teje përderisa te mos e marrësh një tunel nen toke apo shkalle për ne qiell e te ikësh prej te tillëve, e përderisa ti te jesh ne mesin e tyre, atëherë prit pra prej tyre atë qe te dëshpëron e te bën te qaje syri yt, ta gjakos qerpikun e ta dërmon shtratin




Ia patën zili djaloshit se nuk e arritën
përpjekjen e tij
andaj njerëzit janë armiq
dhe kundërshtare te tij





Ai qe është i ulur ne toke nuk rrezohet, njerëzit nuk e gjuajnë qenin e ngordhur, por ata te urrejnë ty ngase i ke tejkaluar ata me mirësi, dituri, edukate a pasuri, andaj ti tek ata je mëkatar, nuk ka pendim për ty derisa te mos i braktisesh dhuntitë dhe talentet qe All-llahu ty ti ka dhëne, e te zhveshësh nga te gjitha cilësitë e mirësisë, te heqësh dore nga çdo kuptim i fisnikërisë, e te mbetesh i marre e budalla, zero, i thyer e i rraskapitur. Kjo është me saktësisht ajo qe ata dëshirojnë.
Andaj qëndro ndaj fjalëve te këtillëve, ndaj kritikave shëmtimeve dhe nënçmimeve te tyre Qëndro o Uhud behu sikurse shkëmbi gjigant qe hesht, mbi te cilin thyhen copat e akullnajave qe te përforcohet ekzistimi dhe fuqia e tij amshueshëm. Nëse ti e dëgjon fjalët e te tillëve, prekesh e ndikohesh me to vetëm se e ke realizuar dëshirën e tyre te shtrenjte ne çrregullimin dhe konfuzionin e jetës tende, andaj falja gabimet ne mënyre te bukur, kthejua shpinën dhe mos u ngushto nga ajo qe ata kurthojnë. Vërtete, kritika e marre e tyre është vetëm interpretim nderues për ty (i asaj qe fshehin ne gjokse), dhe aq sa ti te peshosh, aq do te te fajësojë dhe do te jete aktive kritika. Ti kurrë nuk do te arrishë t’ua mbyllesh gojët e te tillëve e as qe do te mund t’ua lidhesh gjuhet, por ti mund ta varrosesh kritiken e tyre dhe t’i injorosh ata duke mos ua vene veshin fare, t’i braktisesh me kotësinë e tyre dhe t’i hedhesh fjalët e tyre “Thuaj: Vdisni me mllefin tuaj”(Kur’an).
Bile, mundesh qe ne gojët e tyre te hedhesh mustardën duke i shtuar vlerat tua, duke i zhvilluar mirësitë tua dhe duke e drejtuar kerrusjen tende.




Nëse mirësitë me te cilat unë udhëzojë ne to janë meritë e mia, atëherë me thuaj pra, si te arsyetohem!?



Nëse dëshiron te jesh i pranuar te te gjithë, i dashur te ata, i shëndoshë nga shëmtimet e njerëzimit, atëherë ke kërkuar te pamundurën dhe ke shpresuar një gjë te largët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
 
Tridhjete shkaqe per lumturi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Tema te ndryshme-
Kërce tek: