Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 312 thenjie nga Aliu r.a.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

312 thenjie nga Aliu r.a. Empty
MesazhTitulli: 312 thenjie nga Aliu r.a.   312 thenjie nga Aliu r.a. EmptyFri Nov 28, 2008 1:12 am

TREQIND E TREMBEDHJETE
FJALE TE ALIUT radijAllahu anhu


1. Këndimi i Kur’anit të shëron zemrën.
2. Harrimi i vdekjes vjen nga nrdyshkja e zemrës.
3. Ndriçoje zemrën me namaz gjatë natës.
4. Nga shkaqet e ndriçimit të fytyrës së besimtarit, më kryesori është falja e
namazit natën.
5. Lartësimi i bamirësisë është nga parimet e besimit Islam.
6. Zemra ndriçon po të ushqehesh me ushqim hallall.
7. Ai që shet besimin (imanin) për interesin e kësaj jete, është i humbur në të dy
jetët.
8. Feja përparon duke u ruajtur nga të ligat.
9. Kush falet natën, i ndriçon fytyra ditën.
10. Agjërimi ruan dhe përmirëson trupin e njeriut.
11. Të kujtuarit e vdekjes pastron ndryshkun e zemrës.
12. Kije frikë Zotin, që të jesh i sigurtë prej të tjerëve.
13. Përtimi i njeriut për namaz vjen nga besimi i dobët.
14. Rrethimi i njeriut nga frika ndaj Zotit është dritë e syve.
15. Shite këtë jetë për atë jetë, që të fitosh.
16. Jep zeqatin (të dyzetën) e pasurisë, që t’ju ketë dukuri gjëja.
17. Kush mban fjalën e dhënë, mban edhe fenë.
18. Vendi i diturisë është kopsht xhenneti.
19. Kush jep mend për një problem të caktuar, pa qenë i ditur në atë fushë, atë e
mallkon toka dhe qielli.
20. Njerëzit janë në gjendje gjumi, kur vdesin zgjohen.
21. Ai që i përulet të pasurit për shkak të pasurisë, atij i pakësohet një e treta e
besimit.
22. Kush mendohet shumë për fundin e një pune, s’bën dot trimëri.
23. Besimtari kur këndon Kur’an gjatë namazit, shpërblehet si vijon: kur këndon
duke qenë në këmbë, shpërblehet me njëqind të mira për çdo shkoronjë, kur
këndon duke qenë në rukuë, shpërblehet me pesëdhjetë të mira për çdo
shkronjë; ndërsa kur këndon Kur’an jashtë namazit, shpërblehet me njëzet e
pesë të mira për çdo shkronjë; ndërsa kur këndon Kur’an pa abdes, ka dhjetë
të mira (sevabe) për gjithë pjesën e kënduar.
24. Pleqëria nuk është jetë.
25. Dritën (mençurinë) e pleqërisë mos e errëso me ligësi.
26. Kur të thinjet koka, ta dish se vdekja të është afruar.
27. Eshtë një gjë shumë e hidhur, kur të bie në mënd vdekja.
28. Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) në çastet e fundit të jetës
dha këtë porosi: “ Namaz, namaz dhe të keni frikë prej Zotit; T’i keni kujdes
ata që i keni nën urdhëra (vartësit dhe shërbëtorët)”-dhe pas atij çasti ndërroi
jetë.

vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

312 thenjie nga Aliu r.a. Empty
MesazhTitulli: Re: 312 thenjie nga Aliu r.a.   312 thenjie nga Aliu r.a. EmptyFri Nov 28, 2008 8:40 pm


29. Pangopësia është armiku i njeriut.
30. Ngrihu nga shtrati pa zbardhur mirë drita, që të jesh i lumtur.
31. Dhuro shumë dhe ngope syrin me pak.
32. Tjetërkush e fiton dhe tjetërkush e ha.
33. Mjerë ai që u tregon armiqësi njerëzve të mirë!.
34. Zjarri i përçarjes është më i keq se zjarri i skëterrës.
35. Të ndenjurit e vazhdueshëm në një mjedis femëror të dobëson besimin.
36. Vlera e njeriut qëndron në bamirësin dhe në gjuhën e tij.
37. Ai që s’flet, nuk pendohet.
38. Njeriun e merr në qaf zemërimi i vet.
39. Kush flet shumë, pendohet po aq shumë.
40. Ai që ka smirë, s’i qesh buza kurrë.
41. Kush i ka të larta qëllimet, atij i zgjaten hidhërimet
42. Zbute fjalën tënde, që t’ju duan të tjerët.
43. Fjala e butë gjuan zemrat.
44. Pleqëria është sëmundje shumë e rëndë.
45. Të ngrënit tepër të dëmnton shëndetin.
46. Të qenit i shoqërueshëm me miq e shokë, është nga cilësia e besimtarit.
47. Kur të punosh tregohu i kujdesshëm që të mos gabosh.
48. Të mirën e dhuruar nga Zoti, kush s’e njeh si të tillë, ajo i del nga dora.
49. Me fjalën e vet njeriu e pasqyron atë që ka në zemër.
50. Cdo zemër merret me vetveten.
51. Varfëria është një variant vdekjeje.
52. Sikur të na linin pa u pyetur pas vdekjes, vdekja do të ishte shpresë për çdo të
gjallë. Por ç’ti bësh se pas vdekjes ngjallemi dhe do të na kërkojnë llogari
edhe për gjërat për të cilat ne s’duam të pyetemi.
53. Puna është tregues i vlerave të njeriut.
54. Nga pamja e jashtme e degës kuptohet vlera e rrënjës.
55. Kush ka besë, gjen pjesë.
56. Edhe kur ke të drejtë zemërimi është dobësi.
57. Kush se përmban vetveten, s’gjen pjesë në të mira.
58. E rëndësishme është jo vetëm të mbledhësh libra, por t’i studiosh e t’i
përvetësosh ato.
59. Ai që i mohon të drejtat tjetrit, fundin e ka të keq.
60. Hijeja e zemërbardhit është e gjërë.
61. Hieja e zemërligut është e shtrembër.
62. Ai që nxehet për një gjë, është më i keq se ai që nxehet për mungesë të ujit.
63. Hieja e mbretit (të drejtë) për nënshtetasit e tij është si kujdesi i Perëndisë.
64. I zgjatet hidhërimi atij që humb shpresën.
65. I zgjatet jeta atij që e shkurton mundimin.
66. Dorështërnguari (kopraci) e ka të ngushtë zemrën.
67. I lumtur është ai që s’lakmon shumë.
68. Lum ai që shikon turpin e vet e s’vështron të botës, dhe lum ai që rri në shtëpi
të vet dhe ha bukën e vet, i falet Zotit, qan për hallet e veta dhe kështu, duke u
marrë me punët e veta, edhe bota shpëton prej tij.
69. Ngushtimi i zemrës është më i keq se ngushtimi i dorës.
70. Plaga që shkakton gjuha, është më e keqe se plaga e thikës.
71. Zoti ka garantuar për të ushqyer çdo njeri.
72. Nëse do të mundosh shpirtin, shoqërohu me të shushaturit.
73. Shoqërohu me të mirët, që të jesh i pashqetësuar prej të ligëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

312 thenjie nga Aliu r.a. Empty
MesazhTitulli: Re: 312 thenjie nga Aliu r.a.   312 thenjie nga Aliu r.a. EmptyWed Dec 10, 2008 6:56 pm


74. I pasuri zemërzi është më i varfër se sa i varfëri zemërbardhë.
75. Për njeriun e pasur është torturë e madhe qenia e tij zemërzi.
76. Më mirë të jesh pak i ditur për jetën (edhe pse i varfër), se sa të kesh shumë e
të jesh krejt injorant.
77. Lavdërimi i vetvetes: “unë di”, është gjë e shëmtuar.
78. Madhëria e njeriut tregohet nga të qenët e tij sa më modest e i thjeshtë.
79. Frenimi i gjuhës është shpëtim i njeriut.
80. Shpëtimi i njeriut është në të ruajturit e gjuhës së vet.
81. Pandehma e ligë vjen nga të ndrojturit.
82. Kushdo që të më kërkojë diçka, unë s’kursehem, i përgjigjem sipas kërkesës së
tij, duke i falë ose duke i dhënë hua, cilido qoftë ai; nëse është person i mirë,
me atë që i jap, i ruaj nderin atij, në qoftë se ai është person i keq ruaj nderin
tim nga përgojimet e tij.
83. Nëse gëzohesh me të mirat e kësaj jete, je i gënjyer.
84. Të vajturit për vizitë tek familjet e varfëra e fatkeqe është veprim që vjen nga
modestia, thjeshtësia dhe zemërgjërësia e vizitorit.
85. Më mirë të stolisësh zemrën, se sa të stolisësh lëkurën.
86. Lajthitja, gabimi i të diturit ka peshë të madhe.
87. Peshoji njerëzit me peshat e tyre.
88. Të lindurit është tregues i vdekjes.
89. Lirimi i frerit të vetvetes të mundon.
90. Pashë Ymerin (pastë ndjesë për jetë) që kishte veshur një gunë me njëzet e një
arna; disa prej lëkure e disa prej leckash.
91. Ai që është me sy shumë herë gabon, ndërsa i verbëri godet.
92. Kur takon njeriun e dashur, të çelen sytë nga gëzimi.
93. Ndero babanë tënd, që të të nderojë yt bir.
94. Të shprehurit e mendimeve me sinqeritet është nga cilësitë më të çmuara të
njeriut.
95. Një punë e ligë është shumë, ndërsa një punë e mirë është pak.
96. Gëlltite zemërimin që të fitosh lavdinë për jetë.
97. Atë që të bën keq dhe të mundon, turpëroje me heshtjen dhe me mosreagimin
tënd ndaj tij.
98. Të hollat e zemërziut janë gurë (d.m.th. të dëmshme).
99. Lakmia e sëmur njeriun.
100. Njeriu, kur sheh vëllezërit e tij, është gjithnjë i gëzuar.
101. Më e mira dhe më e respektueshmja e grave është ajo që ka rritur më
shuëm fëmijë.
102. Më mirë të kesh zemrën të pastër e të qetë, se sa qesen plotë.
103. Nëse do të jesh i qetë, mos bëj si të thotë nefsi.
104. I poshtri s’ka besë.
105. Stoli për burrat është sjellja e mirë, kurse për gratë janë florinjtë.
106. Burri skuqet nga turpi.
107. Bukuria e burrit është urtësia.
108. E pavërteta një orë jetë ka, kurse e vërteta jeton sa të jetë jeta.
109. Shokun e mirë mos e digj për gjëra të vogla.
110. Rri me të varfërit që të të shtohet e mira.
111. Fjala është e pëlqyer kur është sa më e shkurtër.
112. E mira e jetës së ardhshme është më e dobishme se të mirat e kësaj
jete.
113. Rroba e shpëtimit nuk vjetërsohet.



114. Vurratën (shenjën) e lakmisë vetëm dheu e mbyll.
115. Një e treta e fesë është turpi, një e treta është mendja dhe një e treta e
fundit është dhembshuria e zemrës.
116. Tri gjëra e humbasin njeriun: të qënit dorëthatë, papërqëndrueshmëria
dhe të pëlqyerit e vetvetes.
117. Të mbajturit e vetes poshtë (modestia) e nderon njeriun.
118. Në t’u bëftë ndonjë e keqe nga ndokush, sillu sikur s’di gjë, që të
nderohesh nga të tjerët.
119. Që të arrish të mirën, duhet ta ndjekësh atë.
120. Më mirë është të mos bësh faj, se sa të bësh faj dhe pastaj të kërkosh
ndjesë.
121. Përpiqu që të çosh në vend në pleqëri qto që humbe në rini.
122. Fundit të jetës s’mund t’i vihet ndonjë vlerë e veçantë.
123. Humbja e kohës me të qeshur, është një tjetër dhimbje më vete.
124. Të bërit mirë nënës e babës, është më e mira e të mirave.
125. Puno mirë, që të të ketë duk puna.
126. Të pëlqyerit e vetvetes s’të lë të përparosh.
127. Arsimoi fëmijët, që të shijosh të mirën e tyre.
128. Zoti, kur zemërohet ndaj një kombi, i lëshon atij zi e shtrenjtësi të
madhe, tregtarët s’fitojnë, pemët nuk piqen, lumenjtë shterojnë, shi nuk bie
dhe njerëzit e këqinj e sundojnë.
129. Vëllezërit e kësaj kohe përgjojnë të të gjejnë të metat.
130. Kush mban benë (betimin) mban edhe fenë.
131. Vëlla yt i vërtetë është ai person që, kur ke ndonjë të keqe, vjen e të
pyet se ç’hall ke.
132. Kur ta shohësh veten ngushtë, duro dhe mos e humb shpresën, sepse
për së shpejti ke për t’u gëzuar; rri i qetë dhe jo i brengosur, se nata është
barsë, ndaj shpresohet që ajo mund t’ju lind ndonjë foshnje të mbarë!
133. Më e mirë se çdo vdekje tjetër është vrasja, dhe për këtë unë, Aliu, i
biri i Ebu Talibit, ju betohem në Zotin, në dorën e të cilit është jeta ime, se më
vjen më lehtë të më godasin një mijë herë me shpatë, se sa të vdesë në shtëpi,
në shtratë.
134. Kini kujdes të druhi nga pandehmat e besimtarëve, sepse Zoti e shpreh
të vërtetën me gjuhët e tyre.
135. Kur e sheh se Zoti po t’i jep të mirat njërën pas tjetrës, atëherë të jesh i
trembur…!
136. Më e nderuara e punëve është ajo që s’para ta ka qejfi.
137. Ai që është falenderues ndaj Zotit, kamjen nuk e fsheh.
138. Ta duash mikun por jo aq shumë, sepse mundet që një ditë edhe të
prishesh me të… Mos e shaj aq shumë atë që të është mërzitur, pasi një ditë
mund të pajtohesh me të.
139. Ki kujdes të ruhesh prej mallkimit të atij që e ke lënduar, se Zoti
kërkon të punojmë me drejtësi. Zoti i madh nuk e lë pa e marrë hakun e të
dëmtuarit prej dëmtuesit.
140. Bëji mirë atij që të bën keq, që t’i bëhesh model.
141. Pagesa në kohën e caktuar tregon besnikëri dhe korrektësi.
142. Më i miri i thesarëve është dashuria e zemrave.
143. Mendja është për të bërë adhurim dhe jo për të kuptuar Perëndinë (se
si është).


144. Për deri sa njeriu nuk arrin të kuptojë dot esencën e tij se si është
formuar, atëherë si mund ta kuptojë Perëndinë se si është Ajo?! Pra një gjë e
krijuar e ngjizur dhe e shpikur, si mund të kuptojë krijuesin e vet?!
145. Disa e adhurojnë Zotin se kanë shpresë që Ai t’u falë fajet, këta janë
tregtarë; disa i falen nga frika, këta janë robër; disa të tjerë i falen për ta
lavdëruar dhe për ta lartësuar (për shkak se e duan Atë) këta janë njerëz të
lirë dhe të mirë.
146. Njeriu, sa më i paditur që të jetë, aq më pak vlerë ka.
147. Dhënia kur është vetëm në gjuhë, është fort e pandershme, ndërsa kur
është me duar, është fort e ndershme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Sponsored content





312 thenjie nga Aliu r.a. Empty
MesazhTitulli: Re: 312 thenjie nga Aliu r.a.   312 thenjie nga Aliu r.a. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
312 thenjie nga Aliu r.a.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Fjale te urta-
Kërce tek: