Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:19 am



Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit


Abdulmuhsin ibn Hamed Er-Abad



Përktheu:
Bilal Shkrepi


Redaktoi:
Rudian Zekthi
</FONT>

Pergaditi per shtyp:
Gazmend Lecini

Arti grafik:
Kleida Maluka

Boton Shoqata Kulturore:
''Tradita''




Hyrje
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Falënderimi i takon Allahut i Cili bashkoi zemrat
e besimtarëve dhe i nxiti për bashkim, unitet
dhe pajtim, si dhe u tërhoqi vërejtjen që të ruhen
nga përçarja dhe mosmarrëveshja.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
veç Allahut, i Cili krijoi dhe përcaktoi masë për çdo gjë.
Ai është i Cili vendosi dispozita dhe i bëri ato të lehta
duke qenë i Mëshirshëm me besimtarët. Dëshmoj
se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) është rob
i Allahut dhe i Dërguari i Tij, i cili ka urdhëruar për
lehtësim dhe përgëzim (në fjalën e tij): “Lehtësoni
dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos i
bëni njerëzit të ikin e të largohen.”
O Allah! Shpëtoje dhe bekoje atë, familjen e tij
të pastër, shokët e tij të cilët Allahu i ka përshkruar si
të ashpër ndaj mosbesimtarëve dhe të mëshirshëm
me njëri-tjetrin. Shpëtoji dhe bekoji të gjithë ata që
ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
O Allah! Më udhëzo mua e më bëj shkak për
udhëzimin e të tjerëve.
O Allah! Pastroje nga smira zemrën time dhe
më mundëso që të them të vërtetën me fjalën time.
4
O Allah! Unë kërkoj mbrojtjen Tënde që të më
ruash të mos largohem nga e vërteta e as të mos më
largojnë nga e vërteta. Kërkoj mbrojtjen Tënde që
të më ruash të mos bie në mëkat dhe as të mos më
çojë dikush në mëkat. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të
mos i bëj padrejtësi ndonjërit dhe as të mos më bëjë
padrejtësi ndokush. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të
mos injoroj askënd dhe askush të mos më injorojë.
“Ehli suneh uel xhema’ah” janë ata që
ndjekin rrugën e Profetit të Allahut (salallahu
alejhi ue selem) dhe shokëve të tij. “Ehli suneti”
është ndjekës rigoroz i traditës së Profetit
(salallahu alejhi ue selem), traditë për të cilin i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Kapuni pas traditës (sunetit) sime
dhe traditës së katër Kalifëve të drejtë e
të udhëzuar pas meje. Kapuni pas saj dhe
shtrëngojeni fort atë me dhëmballë.”
Ai na ka tërhequr vërejtje që të ruhemi nga
kundërshtimi i tij duke thënë: “Ruhuni nga
gjërat e shpikura në çështjet e fesë, sepse çdo
gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është
humbje.” Gjithashtu ka thënë: “Kush largohet
nga tradita ime, nuk është prej meje.”
E gjithë kjo është në kundërshtim me ata që
ndjekin pasionet e tyre, me bidatçinjtë, të cilët
kanë marrë rrugë që nuk i përkasin të Dërguarit të
Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij.
Besimi i “Ehli sunetit” është shfaqur me dërgimin
e shpalljes të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi
ue selem), ndërsa besimet e bidatçinjëve kanë lindur
pas kohës së Profetit (salallahu alejhi ue selem).
Disa prej besimeve të tyre janë shfaqur në fundin e
5
kohës së sahabëve, ndërsa disa të tjera janë shfaqur
me vonë. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue
selem) ka lajmëruar se kush do të jetojë prej shokëve
të tij do ta arrijë këtë përçarje dhe mosmarrëveshje.
Ai ka thënë: “Vërtet kush do të jetojë prej jush
do të shohë shumë kundërshtime.” Pastaj
ka udhëzuar për të ndjekur rrugën e drejtë, ku
përfshihen fjalët e veprat e tij si dhe ato të Kalifëve
të drejtë. Ai ka tërhequr vërejtjen që të ruhemi nga
shpikjet në çështjet e fesë dhe ka lajmëruar se ato
janë humbje.
Nuk është as e logjikshme dhe as e pranueshme që
sahabëve t’u ketë shpëtuar njohja e një të vërtete ose
udhëzimi fetar e të ruhet ajo për t’u njohur më vonë
nga ata që erdhën pas tyre. Të gjitha gjërat e shpikura
në fe janë të këqija. Sikur të kishte mirësi në diçka prej
tyre, atëherë sahabët do të kishin qenë të parët që do
t’i kishin vepruar ato. Por shpikjet në fe janë sherr me
të cilin janë vënë në provë shumë prej atyre që kanë
ardhur pas sahabëve e që kanë devijuar nga rruga e
tyre. Imam Maliku ka thënë: “Nuk do të rregullohet
fundi i këtij Umeti veçse me atë që u rregullua fillimi i
tij.” Për këtë arsye “Ehli suneti” ndjek me përpikëri
traditën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi
ue selem), kurse të tjerët ndjekin besimet dhe idetë
e tyre të pasakta siç janë el Xhebrijet, el Kaderijtë, el
Murxhitë, el Imamije, el Ithna asherij-jeh ose pasojnë
persona të caktuar siç janë el Xhehmijtë dhe ez-
Zejdijet, esh-Sharijet dhe el Ibadijet.
Nuk është e drejtë të thuhet se e tillë është dhe “el
Uehabije”, që i mvishet Muhamed ibn Abdul Uehabit,
Allahu e mëshiroftë, sepse ai nuk ka ardhur me diçka
të re, por ka ndjekur rrugën e muslimanëve të parë
6
e të devotshëm dhe ka thirrur dhe propaganduar
traditën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi
ue selem). Emërtimi “el Uehabije” përdoret nga ata
që urrejnë thirrjen ripërtëritëse të shejh Muhamed
ibn Abdul Uehabit, Allahu e mëshiroftë, me qëllimin
që të ngatërrojnë çështjet, t’i shmangin njerëzit nga
ndjekja e së vërtetës dhe udhëzimit dhe t’i lënë ata në
bidatet e shpikura, të cilat bien në kundërshtim me
rrugën e “Ehli sunetit dhe Xhematit”.
Imam esh-Shatibiu, në librin e tij “El I’ëtisam”
(1/79) tregon se Abdurrahman ibn Mehdi
transmeton se është pyetur Malik ibn Enes për
Traditën (sunetin) e ai ka thënë: “Suneti është ai që
nuk ka emërtim tjetër veç Sunet”, dhe pastaj lexoi
fjalën e Allahut: “Dhe vërtet kjo është rruga
Ime e drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos
ndiqni rrugë tjetër, pasi ato do t’ju ndajnë
dhe do t’ju largojnë nga rruga Ime…”
Ibnul Kajim në librin “Medarixhus salikin”
(3/179) ka thënë: “Disa dijetarë janë pyetur për
Sunetin dhe kanë thënë se sunet është ajo që nuk
emërtohet me diçka tjetër veç këtij emri, pra ‘ehli
suneti’ nuk ka emër tjetër me të cilin emërtohet.”
Në librin “El intika” të ibn Abdul Berrit, është
përmendur se një burrë e pyeti imam Malikun:
“Kush janë ‘Ehli suneh’?”. - Ai iu përgjigj: “Ehli
suneh’ janë ata të cilët nuk kanë emër tjetër me të
cilin njihen (përveç emrit ‘Ehli suneh). Nuk janë as
xhehmij, as kaderinj e as rafidinj.”
Nuk ka dyshim se detyra e “Ehli sunetit” në
çdo kohë e në çdo vend është që të bashkohen, ta
mëshirojnë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë në
7
vepra të mira. Prej gjërave që të bëjnë të ndihesh
keq sot, është egërsia, ashpërsia dhe konfliktet
që hasen nga një pjesë e “Ehli sunetit”. Kështu
këta merren me njëri-tjetrin duke bërë “xherh”1,
“tahdhir” dhe “hexhr”. Ndërkohë është detyrë për
ta që të gjitha përpjekjet e tyre të drejtohen kundër
mosbesimtarëve dhe bidatçinjëve të cilët luftojnë
Sunetin. Gjithashtu është detyrë që “Ehli suneti”
të jetë i bashkuar, të afrohen, të mëshirojnë njëritjetrin
dhe të këshillojnë njëri-tjetrin me butësi. Për
këtë arsye e kam parë të arsyeshme të shkruaj disa
fjalë duke këshilluar për këtë çështje. I lutem Allahut
të bëjë dobi me këto fjalë. Unë dëshiroj vetëm
përmirësimin, me aq sa kam mundësi, e udhëzimi
dhe suksesi im mundet të vijë vetëm nga Allahu. Tek
Ai mbështetem dhe Atij i kthehem me pendim.
Këtë këshillë e kam titulluar: “Rifkan Ehli
suneh bi Ehli suneh” – “Silluni butë o Pasues të
Sunetit me Pasuesit e Sunetit”.
Lus Allahun të japë për të gjithë mbarësi e
sukses dhe orientim për drejtësi. Lus Allahun që
t’i rregullojë lidhjet mes tyre, t’i bashkojë zemrat e
tyre, t’i udhëzojë në rrugët e paqes dhe t’i nxjerrë
nga errësira në dritë. Vërtet Ai është Gjithdëgjues,
dhe i përgjigjet lutjes së lutësit.
1) Xherhi në shkencën e hadithit është përmendja e një
transmetuesi me një cilësi që tregon se nuk pranohet
transmetimi i tij. Shejhu këtu ka për qëllim akuzimin e
dijetarëve dhe thirrësve në Islam me akuza të ndryshme
si p.sh. bidatçi, me qëllim që të mos merret dije prej tyre.
Tahdhir do të thotë të tërheqësh vërejte për t’u ruajtur
nga diçka ose dikush. Hexhr do të thotë të ndërpresh marrëdhëniet
me dikë, ti bësh bojkot. (sh.p)
8
Mirësia e të folurit dhe e qartësimit
Mirësitë e Allahut ndaj robërve të Tij nuk
numërohen dhe nuk llogariten. Prej begative
më të mëdha është mirësia e të folurit, me të cilën
njeriu sqaron qëllimin e tij, thotë fjalën e drejtë,
urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja. Ai që
nuk e posedon këtë mirësi, nuk i arrin këto gjëra që
përmendëm dhe nuk mund të merret vesh me të
tjerët përveçse me anë të shenjave ose shkrimit.
Allahu në Kuran ka thënë: “Allahu sjell një
shembull tjetër: dy njerëz, njëri pa gojë që
nuk ka fuqi për të bërë asgjë, i cili është
barrë për kujdestarin e tij, ngado që ta çojë
ai nuk i sjell asnjë të mirë atij. A është një
njeri i tillë njësoj me një tjetër i cili urdhëron
drejtësi dhe vetë është në rrugën e drejtë?”
En-Nahl: 76.
Në komentin e këtij ajeti disa dijetarë kanë
thënë se: “Allahu ka dhënë një shembull për Veten e
Tij dhe për idhullin”, disa të tjerë kanë thënë se: “Ky
është shembulli i mosbesimtarit me besimtarin”.
El Kurtubi ka thënë (9/149): “Ky koment është
transmetuar nga Ibn Abasi, ai është i mirë, sepse
është i përgjithshëm (i tërësishëm, përfshirës).”
Ky shembull në mënyrë të qartë tregon vlerën
e ulët të skllavit që nuk ka gojë, nuk u bën dobi të
tjerëve dhe nuk përfiton prej tij pronari i tij, kudo
që ta drejtojë.
9
Gjithashtu Allahu i Lartësuar në Kur’an ka
thënë: “Për Zotin e qiellit e të tokës ajo është
e vërtetë (ajo që ju është premtuar) siç është e
vërtetë të folurit tuaj.” Sure Edh-Dharijatë: 23.
Allahu është betuar në Veten e Tij për
ndodhinë e Ringjalljes dhe shpërblimet për punët,
sikurse edhe të folurit është realitet, pra kjo tregon
dhe nxjerr në pah mirësinë e të folurit. Gjithashtu
Allahu në Kur’an ka thënë: “Ai krijoi njeriun e i
mësoi atij të folurin e bukur (e të shprehurin).”
Sure Err-Rrahmanë: 3-4.
El Hasen e ka komentuar fjalën el bejan të
përmendur në ajet me “të folurit”. Kjo tregon dhe
tërheq vëmendjen për mirësinë e të folurit me anë
të të cilit njeriu sqaron atë që dëshiron.
Gjithashtu Allahu në Kur’an ka thënë: “A nuk
bëmë Ne për të dy sy dhe një gjuhë e dy buzë
…?” Sure El Beled: 8-9.
Ibn Kethiri ka thënë në tefsirin e tij: “Fjala e
Allahut ‘A nuk bëmë Ne për të dy sy’, do të
thotë dy sy që të shikojë me ta; ‘dhe një gjuhë’,
do të thotë që të flasë me të dhe të shprehet për atë
që ndjen në vetvete; ‘e dy buzë’, do të thotë se me
anë të tyre flet dhe ha ushqim, dhe në të njëjtën
kohë janë bukuri për fytyrën dhe gojën e tij. ” Dihet
që kjo mirësi nuk mundet të jetë mirësi e vërtetë,
vetëm nëse të folurit e përdorim në hajër (të mirë),
kurse nëse do të përdorej në të keqe, atëherë të
folurit do të ketë pasoja të këqija për folësin. Dhe ai
që nuk e përdor këtë mirësi do të jetë në një gjendje
më të mirë sesa ai që e ka dhe e përdor për keq.
10

[/size]
[/size]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:26 am

Gjuha duhet të flasë vetëm fjalë
të mira dhe për mirësi
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“O ju të cilët keni besuar! Frikësojuni
Allahut dhe thoni fjalë të mira e të drejta.
Allahu do t’jua përmirësojë veprat tuaja dhe
do t’jua falë gjynahet tuaja. Kush i bindet
Allahut dhe të Dërguarit të Tij me të vërtetë
ka fituar fitimin e madh.”2
“O ju të cilët keni besuar! Ruhuni prej
hamendjeve se me të vërtetë shumë prej
hamendjeve janë gjynah tek Zoti. Mos
spiunoni! Mos përgojoni njëri-tjetrin! A
dëshiron ndonjëri prej jush të ushqehet me
mishin e vëllait të tij të vdekur. Pa dyshim
që ju e urreni një gjë të tillë. Frikësojuni
Allahut, me të vërtetë Allahu është Pranues
i pendimit, i Mëshirshëm.”3
“Ne e krijuam njeriun dhe e dimë fare
mirë se çfarë përshpërisni në vetvetet tuaja.
Ne jemi më afër jush se sa vetë damarët e
qafave. Kur të tubohen dy melaiket, i së
majtës dhe i së djathtës që janë gjithmonë
prezentë. Nuk shpreh diçka vetëm se ka
pranë tij mbikëqyrës, llogaritës të rreptë.”4
2) Sure El Ahzabë: 70-71.
3) Sure El Huxhuratë: 12.
4) Sure El Kaf: 16-18.
11
“Ata të cilët i dëmtojnë besimtarët
për diçka që s’e kanë bërë, të tillët kanë
bërë (mbartur në vetet e tyre) shpifjen më të
madhe.”5
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) transmeton se
i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “E dini ju ç’është përgojimi?” Thanë:
“Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!”
Atëherë tha: “Të përmendësh prej vëllait tënd
ndonjë gjë që ai urren të përmendet.” Dikush
tha: “Po sikur ta ketë atë gjë që po e përmend.” I
Dërguari (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse ti
përmend diçka që e ka, ky është përgojimi,
e nëse thua diçka që nuk e ka, ti ke shpifur
për të.” 6
Allahu thotë:
“Mos merr përsipër të flasësh për atë që
nuk ke dije, se me të vërtetë dëgjimi, shikimi
dhe të menduarit, për të gjitha do të merret
njeriu në llogari.”7
Nga Ebu Hurejre (radijallahu anhu)
transmetohet se i Dërguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu kënaqet
prej jush kur bëni tri gjëra dhe urren prej
jush të bëni tri të tjera. Kënaqet prej jush
ta adhuroni të vetëm e të mos i shoqëroni
Atij askënd, të bashkoheni të gjithë në
fenë e Allahut dhe të mos përçaheni.
5) Sure El Ahzabë: 58.
6) Muslimi hadithi 2589.
7) Sure El Isra: 36.
12
Urren thashethemet, pyetjet e shumta dhe
shpërdorimin e pasurisë.”8
Njëkohësisht këto gjëra të urryera kanë ardhur
dhe në hadithin e Mugires që transmeton Buhariu
në “Sahihun” e tij nr. 2408, po kështu vetëm kjo
pjesë në “Sahihun” e Muslimit.
Nga Ebu Hurejre (radijallahu anhu) transmetohet
se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Gjithsecilit prej njerëzve i regjistrohet
gjynahu i imoralitetit, do apo jo ai. Sytë
bëjnë imoralitet dhe imoraliteti i tyre është
shikimi në ato gjëra që janë të ndaluara;
veshët bëjnë imoralitet dhe imoraliteti i
tyre është dëgjimi i gjërave të ndalura (me
dëshirë); po kështu edhe gjuha, e imoraliteti
i gjuhës është e folura (në haram); po kështu
edhe dora, e imoraliteti i saj është lëvizja
e saj në haram; po kështu edhe këmba, e
imoraliteti i saj është hedhja e hapave për në
haram; ndërsa organet seksuale i vendosin
vulën kësaj, duke e bërë imoralitetin ose jo.”9
Shprehjet këtu janë prej librit të imam Muslimit.
Abdullah ibn Amër (radijallahu anhu) përcjellë se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Musliman është ai që muslimanët e tjerë janë
të qetë prej dorës dhe gjuhës së tij.”10
E transmeton edhe imam Muslimi në “Sahihun”
e tij (64) me tekstin: “Një burrë e pyeti të Dërguarin
Cool Muslimi, hadithi 1715.
9) Buhariu (6612), Muslimi (2658)
10) Buhariu (10).
13
e Allahut (salallahu alejhi ue selem): ‘Kush është
muslimani më i mirë?’ - I Dërguari (salallahu
alejhi ue selem) iu përgjigj: ‘Ai që muslimanët
e tjerë janë të qetë prej dorës dhe gjuhës së
tij’.” Muslimi në hadithin nr. 65 nga Xhabiri, sipas
tekstit të parë të Abdullah ibn Amrit (radijallahu
anhu) që e përmendëm te Buhariu më lart.
El Hafidh ibni Haxher, në komentin e këtij
hadithi ka thënë: “Hadithi ka gjykim të përgjithshëm
për gjuhën, jo dorën. Se gjuha mund të flasë keq
për të vdekurit, të gjallët dhe për ata që do të vijnë,
ndryshe nga dora. Edhe dora mund të ketë gjynah
si gjuha kur ajo shkruan keq për të tjerët e në këtë
rast edhe dora përfshihet në gjithçka që u përmend
më sipër, e pa dyshim dëmi i dorës është i madh.”
Pothuajse këtë domethënie poeti ka dashur të
thotë në vargjet e tij:
Shkrova tepër i sigurt atë ditë për ato që
shkruhet.
Se dora ime një ditë do të tretet, po shkrimi
s’do të shuhet.
Sikur të bëja mirë do të shpërblehesha me më
të mirin shpërblim.
E në të kundërt, unë jam ai që do t’i vuajë
pasojat me dënim.
14
Sehl ibn Sad (radijallahu anhu) transmeton
se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem)
ka thënë: “Kush më garanton të ruajë atë që
ka ndërmjet nofullave dhe kofshëve, unë i
garantoj atij Xhenetin.”11
Pra atij që ruan gjuhën dhe organet seksuale,
i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) i
garantoi Xhenetin.
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) tregon se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën
e Gjykimit, të flasë mirë ose të heshtë.”12
Neveviu në librin e tij “Shpjegimi i dyzet
haditheve”, e ka shpjeguar këtë hadith duke thënë:
“Imam Shafiu ka thënë se hadithi ka këtë kuptim:
Kush dëshiron të flasë, të mendojë mirë. Nëse nuk
ka dëm nga e folura e tij, le të flasë. Nëse ka dëm
apo dyshon se mund të ketë dëm nga e folura e
tij, le të heshtë.” Në të njëjtin vend ai citon thënien
e disa dijetarëve: “Nëse ju do të blinit regjistrat
e melaikeve që shkruajnë veprat tuaja, do të
largoheshit prej shumë fjalëve.”
Imam Ebu Hatim, biri i Hiban El Bustij, thotë:
“Obligim për çdo të mençur është që të heshtë veçse
kur i duhet të flasë. Sa shpesh njerëzit qortojnë
veten e tyre kur flasin dhe sa pak qortohen ata
që heshtin. Njeriu më i dëshpëruar dhe më fatkeq
është ai që është sprovuar me gjuhë të shfrenuar
11) Buhariu (6474)
12) Buhariu (6475), Muslimi (74),
15
dhe zemër e mendje të pllakosur.” 13
Ndërsa në faqen 47 thotë: “I mençuri më
shumë dëgjon sesa flet. Janë krijuar dy veshë e një
gojë, më shumë për të dëgjuar sesa për të folur.
Nëse flet, mbase pendohet për ç’ka folur, nëse ka
heshtur, s’ka përse të pendohet. Refuzimi i asaj që
s’e ka shprehur është më i lehtë për të sesa refuzimi
i asaj që e ka shprehur. Fjalën kur e nxjerr, të
sundon, ndërsa kur nuk e nxjerr je ti sunduesi i
saj.” 14
“Gjuha e të mençurit është pas zemrës së tij.
Nëse dëshiron të thotë diçka, kalon te zemra, e
nëse është në të mirë të tij e thotë, përndryshe jo.
Injoranti e ka zemrën në majë të gjuhës, çfarë i
vjen e thotë. Nuk e ka kuptuar fenë e tij ai që nuk e
ruan gjuhën e tij.”15
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) përcjell se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Vërtet njeriu flet ndonjë fjalë pa u
siguruar në atë që thotë, si pasojë zhytet
për shkak të saj në zjarr, më shumë se
largësia e lindjes me perëndimin.”16
Në mbyllje të hadithit të njohur si porosia e
të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem)
drejtuar Muadhit, birit të Xhebelit (radijallahu
anhu), i Dërguari i Allahut tha: “A mos vallë
hidhen njerëzit në zjarr me fytyra apo
13) Në librin “Reudatul ukalai ue nuz’hetul fudalai” (fq. 45)
14) Në librin “Reudatul ukalai ue nuz’hetul fudalai” (fq. 47).
15) Po aty fq. (49).
16) Buhariu (6477), Muslimi (2988) sipas tekstit të Muslimit.
16
me hundë për tjetër gjë, veç për shkak të
të korrurave të gjuhëve të tyre?” Kjo erdhi
si përgjigje kur Muadhi pyeti: “A mos vallë o i
Dërguari i Allahut, do të merremi në llogari për
atë që flasim?”17
El Hafidh ibnu Rexheb, në shpjegimin e këtij
hadithi shkruan: “Kuptimi i pjesës të korrurat e
gjuhës të përmendur në hadith, është shpërblimi
dhe dënimi për fjalët e ndaluara. Njeriu me gjuhën
e tij mbjell të mirat ose të këqijat e pastaj do të
korrë në Ditën e Gjykimit atë që mbolli. Cilido që
mbjell mirësi me të folurën dhe me veprën e tij,
do të korrë nderim, e ai që mbolli të këqija me
të folurën apo veprën e tij, do të korrë qortim e
keqardhje.”18
“Të gjitha sa u përmendën tregojnë se mbajtja
e gjuhës, ruajtja dhe izolimi i saj është origjina e
mirësive. Dhe kush e ruan gjuhën e tij ka zotëruar
dhe ka vënë në kontroll hallet, punët dhe çështjet
e tij.” 19
Junuz ibn Ubejd thotë: “Kam vënë re se
çdokush që logjikon atë që i flet gjuha, ka qenë i
kompletuar dhe i përsosur në veprat e tij.”20
Jahja ibn ebi Kethir ka thënë: “Nuk është
përmirësuar e folura e dikujt, veçse do të vesh re
një gjë të tillë në të gjitha veprat e tij, dhe nuk është
17) Transmeton Tirmidhiu (2616) dhe ka thënë se hadithi
është hasen, sahih.
18) Në librin e tij “Xhamiul ulumi uel hikem” (2/147).
19) Po aty (2/146).
20) Po aty (2/149).
17
prishur e folura e dikujt, vetëm se do të vesh re një
gjë të tillë në veprat e tij.”
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) tregon se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “A e dini se kush është i falimentuari?”
Thanë: “Ai që s’ka as dirhem, as pasuri tjetër.”
Tha: “I falimentuari nga Umeti im është ai
që do të vijë Ditën e Gjykimit me namaz,
zekat e agjërim, mirëpo ka sharë dikë, ka
akuzuar dikë, ka marrë pasurinë e dikujt,
ka derdhur gjakun e dikujt dhe ka goditur
dikë. Këtij do t’i merren prej të mirave
dhe nëse i mbarojnë personit në fjalë të
mirat, pa u shlyer të drejtat e të tjerëve, do
të merren gjynahet e të tjerëve dhe do t’i
hidhen atij, e për shkak të tyre do të hidhet
në zjarr.”21
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) përcjellë një
hadith të gjatë në fundin e të cilit citohet: “Mjafton
si e keqja më e madhe për ndonjërin prej
jush që të nënvlerësojë e të përçmojë
vëllain e tij musliman. Cdo musliman e ka
të ndaluar gjakun, nderin dhe pasurinë e
muslimanit tjetër.”22
Ibn Abasi (radijallahu anhu) tregon se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
mbajtur një hutbe ditën e Bajramit të Kurbanit në
të cilën tha: “O ju njerëz! Në cilën ditë jemi?”
Thanë: “Në një ditë të shenjtë.” Pyeti: “Në ç’vend
jetojmë?” Thanë: “Në një vend të shenjtë.” Pyeti:
21) Muslimi ( 2581)
22) Muslimi (2564)
18

Në cilin muaj jemi?” Thanë: “Në një muaj të
shenjtë.” Pastaj tha: “Padyshim gjaku, pasuria
dhe nderi juaj janë të shenjta për ju si
shenjtëria e kësaj dite, e këtij vendi, e këtij
muaji.” Këtë fjali e përsëriti disa herë pastaj ngriti
kokën dhe tha: “O Allah a e përcolla (fenë)? O
Allah a e përcolla (fenë)?”23
Ibnu Abasi (radijallahu anhu) tha: “Betohem
në Atë në dorën e të Cilit ndodhet shpirti im! Kjo
është porosia e tij (salallahu alejhi ue selem) për
Umetin e tij. Kështu, ai që është i pranishëm t’ia
transmetojë atij që nuk është, dhe mos u ktheni
pas meje në mohues duke luftuar njëri-tjetrin.”
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) përcjellë se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Kush bëhet shkak për një udhëzim, do
të marrë shpërblimin e atyre që e pasojnë,
pa iu pakësuar shpërblimeve të tyre asgjë.
Kush bëhet shkak për një humbje (devijim),
merr gjynahun e atyre që e pasojnë, pa iu
pakësuar atyre asgjë.”24
El Hafidh el Mundhiri, duke komentuar
hadithin “Nëse vdes njeriu i ndërpriten
veprat vetëm se në tri raste...”, ka thënë: “Ai
që ka shkruar dijen e dobishme ka shpërblimin
e tij, gjithashtu shpërblimin e atij që e lexon apo
që më vonë e shkruan apo vepron me të, për aq
kohë sa mbetet shkrimi i tij e të treguarit për të, siç
tregon ky hadith dhe hadithe të tjera. Ndërsa ai që
shkruan dije të padobishme prej së cilës meritohet
23) Buhariu (1739) dhe Muslimi (teksti këtu është i Buhariut),
24) Muslimi (2674)
19
dënimi, merr gjynahun e tij dhe të atij që e lexon,
e shkruan dhe punon me të më pas, për aq kohë sa
mbetet shkrimi apo vepra e tij. Kjo kuptohet nga
hadithi: ‘Kush ringjall në Islam një traditë
të mirë apo të keqe...’, dhe Allahu e di më së
miri.”25
Ebu Hurejre (radijallahu anhu) tregon se i
Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: ‘Kushdo
që armiqëson një prej të dashurve të Mi,
Unë atij i kam shpallur luftë ...’.”26
25) Libri “Et-tergib uet-terhib” (1/65),
26) Buhariu (6502)
20
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:30 am

Dyshimi, paragjykimi dhe hulumtimi
për zbulimin e të metave
të të tjerëve
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“O ju që keni besuar! Largohuni prej
dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime
janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin
e të metave të njëri-tjetrit.”27
Në këtë ajet urdhërohet që të lihen dyshimet
dhe kuptohet qartë se prej dyshimeve ka edhe nga
ato që të çojnë në mëkat. Në ajetin e lartpërmendur,
gjithashtu ndalohet dhe hulumtimi për zbulimin
e të metave të njerëzve, gjë e cila vjen si pasojë e
paragjykimeve dhe dyshimeve të këqija.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kini kujdes (ruhuni) nga dyshimi, sepse
dyshimi është fjala më e rreme. Mos
përgjoni, mos hulumtoni për zbulimin e
të metave të të tjerëve, mos kini smirë (zili)
ndaj njëri-tjetrit, mos u zemëroni me njëritjetrin,
mos i ktheni shpinën njëri-tjetrit,
por jini rob të Allahut, vëllezër.”28
Prijësi i besimtarëve, Umer ibn Hatab
(radijallahu anhu) ka thënë: “Mendo vetëm mirë
për fjalën që nxjerr vëllai yt besimtar, përderisa
27) Huxhuratë: 12.
28) Buhariu (6064) dhe Muslimi (2563).
21
t’i mund t’i gjesh asaj justifikim të mirë!” (Siç e
përmendi ibn Kethiri në tefsirin e ajetit të sures
“Huxhuratë”.)
Bekr ibn Abdullah el Muzeniu ka thënë: “Ruhu
prej fjalës, të cilën nëse e ke thënë të vërtetë nuk
merr shpërblim për të, e nëse e ke thënë gabim
ngarkohesh me gjynah prej saj. Ajo fjalë është
paragjykimi i keq dhe dyshimi ndaj vëllait
tënd.”29
Ebu Kalabeh Abdullahi, i biri i Zejd el Xhuremiut
ka thënë: “Nëse nga vëllai yt të vjen diçka që nuk
e pëlqen prej tij, atëherë me të gjitha mundësitë e
tua justifikoje atë. Nëse nuk gjen ndonjë justifikim,
atëherë thuaj me veten tënde: ‘Mbase vëllai im ka
ndonjë arsye që unë nuk e di’.”30
Sufjan ibn Husejn ka thënë: “Përmenda për
keq një burrë në prezencë të Ijjas bin Muaujes. Ky
i fundit më pa në fytyrë dhe më tha: ‘Ai i ke luftuar
romakët?’ Thashë: ‘Jo!’ Tha: ‘Po sindët, indianët
apo turqit?’ Thashë: ‘Jo!’ Tha: ‘Romakët, sindët,
indianët e turqit janë të qetë prej teje, ndërsa
vëllain tënd musliman nuk e ke lënë të qetë’. Nuk e
përsërita më një gjë të tillë.”31
Them (shejh Abadi): “Sa përgjigje të mirë që
dha Ijjas ibn Muauijeh, i cili njihej për zgjuarsinë
e tij.”
29) Siç përmendet në biografinë që i është bërë në librin
“Tehdhibut-tehdhib”
30) Siç përmend ebu Nuajmi në librin “Hiljetul eulija”
(2/285)
31) “El bidajetu uen-nihajeh” e ibn Kethir, (13/121)
22
Ebu Hatim ibn Hiban el Busti ka thënë: “Eshtë
obligim për këdo që ka logjikë, të lerë përgjimin
e të metave të njerëzve e të merret me të metat e
tij. Ai që merret me të metat e tij duke lënë ato të
të tjerëve, i dhuron rehati trupit të tij e nuk e lodh
zemrën e tij. Sa herë që shikon ndonjë të metë te
vetja, i duket më e lehtë kur të njëjtën e shikon
te vëllai i tij. Ndërsa ai i cili merret me të metat
e njerëzve dhe i lë të vetat, i verbërohet zemra, i
lodhet trupi dhe i vështirësohet lënia e të metave
të veta.” 32
“Përgojimi është pjesë e hipokrizisë, sikurse
të mendosh mirë (për muslimanët) është shenjë e
Imanit. Ai që ka logjikë mendon mirë për vëllezërit
e tij dhe veçohet me zemërimet dhe mërzitë e tij,
ndërsa injoranti mendon keq për vëllezërit e tij e
nuk mendon për krimet dhe të këqijat e tij.”33
32) Në librin “Reudatul ukalai” (fq. 131)
33) Po aty fq (133)
23
Butësia dhe qetësia
Allahu e ka cilësuar Profetin e Tij, Muhamedin
(salallahu alejhi ue selem), si njeri me moral të lartë:
“Vërtet ti je në një shkallë të lartë morali.” 34
E ka përshkruar atë si njeri të butë dhe
dashamirës: “E ti ishe i butë ndaj tyre, sepse
Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i
vrazhdë e zemërfortë ata do të iknin larg
prej teje …” 35
E ka përshkruar të mëshirshëm ndaj
besimtarëve dhe të dashur me ta: “Juve ju erdhi
i Dërguari nga lloji juaj; atij i vjen rëndë për
vuajtjet tuaja sepse është lakmues i rrugës
së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i
mëshirshëm për besimtarët.”36
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka urdhëruar
dhe ka nxitur për butësi dhe dashamirësi duke
thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni,
përgëzoni dhe mos largoni.”37
Ebu Musa el Eshari përcjellë se i Dërguari (salallahu
alejhi ue selem)ka thënë: “Përgëzoni dhe mos
largoni, lehtësoni dhe mos vështirësoni.” 38
34) Sure El Kalem: 4.
35) Sure Ali Imran: 159.
36) Teube: 128.
37) Buhariu 69 dhe Muslimi 1734 nga Enesi.
38) Muslimi (1732).
24
Ebu Hurejre tregon se Profeti (salallahu alejhi
ue selem) u ka thënë shokëve të tij, kur një beduin
urinoi në xhami,: “Lëreni atë të qetë, ndërsa
urinës së tij hidhini një kovë ujë, sepse ju
jeni dërguar lehtësues e jo vështirësues.”39
Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti
(salallahu alejhi ue selem) i ka thënë asaj: “O
Aishe, Allahu është i Butë dhe e do butësinë
në çdo gjë.” 40
“O Aishe, Allahu është i Butë dhe jep për
të (butësinë) atë që s’e jep për ashpërsinë, si
dhe për asgjë tjetër.”41
Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti
(salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Butësia
zbukuron çdo gjë në të cilën ndodhet, e ajo
nuk hiqet prej diçkaje e të mos e shëmtojë
atë.”42
Xherir ibn Abdullah transmeton se Profeti
(salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kujt
nuk i është dhënë butësia i është ndaluar
mirësia.”43
Allahu ka urdhëruar Profetët e nderuar Musa
dhe Harun të thërrisnin Faraonin me qetësi dhe
butësi kur thotë: “Shkoni ju të dy tek Faraoni,
sepse ai vërtet e ka tepruar; atij i thoni
39) Buhariu (220).
40) Buhariu (6927).
41) Muslimi (2593).
42) Muslimi (2594).
43) Muslimi (2592).
25
fjalë të buta, ndoshta ai përkujton ose
frikësohet.”44
Allahu i ka përshkruar sahabët e nderuar
si të mëshirshëm me njëri-tjetrin kur thotë:
“Muhamedi është i Dërguari i Allahut,
e ata që janë me të janë të ashpër kundër
mosbesimtarëve dhe të mëshirshëm
ndërmjet veti …”45
44) Ta Ha: 43-44.
45) El Fet’h: 29.
26
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:32 am

Qëndrimi i “ehli sunetit” ndaj
dijetarit nëse ai gabon, është se ai
justifikohet, nuk quhet bidatçi e nuk
i bëhet “hexhr” (bojkot)
Askujt pas të Dërguarit të Allahut (salallahu
alejhi ue selem) nuk i takon “ismeti”
(pagabueshmëria). Asnjë dijetar nuk i shpëton
gabimit, por ai që gabon nuk ndiqet në gabimin e
tij, sikurse ky gabim nuk bëhet shkas për ta quajtur
të mangët ose për të bërë “tehdhir” (tërheqje e
vërejtjes për t’u ruajtur prej tij). I falet gabimi i vogël
me anë të mirësisë së tij të madhe. Prej dijetarëve
të kaluar të cilët mund të kenë gabuar, përfitohet
dije, duke pasur kujdes që të mos ndiqen gabimet
e tyre. Bëhet dua (lutje) dhe i kërkohet Allahut
mëshirë për ta. Ndërsa atij që është gjallë, dijetar
apo nxënës dije qoftë, i bëhet vërejtje për gabimin
e tij me dashamirësi dhe butësi, duke dashur që ai
ta lerë atë gabim e të kthehet në të saktën.
Ka prej dijetarëve që kanë kaluar, të cilët kanë
pasur mangësi në çështje të Akides, por dijetarët
dhe nxënësit e dijes nuk e kanë lënë dijen e tyre,
madje librat e tyre konsiderohen si referenca të
rëndësishme për këdo që merret me dijen, siç
kanë qenë imamët El Bejheki, En-Neueui dhe Ibn
Haxher El Askelani.
27
Imam Dhehebiu kur flet për imam Ahmed
ibn Husejn ebu Bekr el Bejheki thotë: “Ai është
hafidhi, dijetari i saktë, fakihu, shejhu i Islamit”
- “është begatuar në dijen e tij, ka shkruar vepra
të dobishme.” Po ashtu thotë për të: “Iku nga
vendlindja e tij për të mbledhur dije e për të
shkruar dhe bëri librin e madh “Es-Sunen” me 10
vëllime, e askush nuk ka bërë libër si ai.”46
Gjithashtu ka përmendur edhe libra të tjerë të tij.
Përcjell nga hafidhi Abdul Gafir ibn Ismail
se ai ka thënë për el Bejheki: “Librat e tij arrijnë
gati 1000 vëllime, gjë të cilën s’e kish bërë njeri
përpara tij. Kish bashkuar mes dijes së hadithit
dhe Fikhut, sqarimit të të metave e difekteve të
hadithit dhe bashkimit të haditheve me njëritjetrin.”
Po ashtu thotë: “Shkrimet e Bejhekiut janë
me vlerë të madhe e me dobi të shumta, janë të
pakët ata që i kanë përsosur librat si imam Ebu
Bekri (el Bejheki). Kështu, duhet që dijetari të
tregojë rëndësi ndaj këtyre (njerëzve dhe librave
të tyre) sidomos librit të tij ‘Es-Sunenul kubra’.”
Ndërsa për imam Jahja ibn Sheref en-Nevevi,
imam Dhehebiu, ka thënë: “Ai është Imami, hafidhi,
i vetmi, shembulli, shejhu i Islamit, flamuri i
eulijave… autori i veprave të dobishme”, sikurse ka
thënë “Me gjithë cilësitë e tij të mira, si përpjekja
me vetveten e tij, veprimi i gjërave më të imta të
devotshmërisë, pastrimit të shpirtit prej gjërave të
papastra dhe ndalimi i vetes nga qëllimet e këqija, ai
ka qenë hafidh në hadith, në shkencat dhe biografitë
46) “Es-sijer” (18/163)
28
e burrave të hadithit, në njohjen e haditheve të
vërteta, në njohjen e të metave dhe defekteve të tij.
Ka qenë kokë në njohjen e medh’hebit të tij.”47
Ibn Kethiri ka thënë për Neveviun: “Pastaj iu
kushtua shkrimit të veprave, përmblodhi në to dije të
shumtë, disa prej veprave i përfundoi dhe disa s’mundi
t’i përfundojë. Prej atyre që ka përfunduar janë:
‘Sherhu muslim’ (Shpjegim i hadithetheve të vërteta
të Muslimit), ‘Er-reudah’, ‘El minhaxh’, ‘Er-rijad’, ‘El
edhkar’, ‘Et-tibjan’, ‘Tahriru-teubih ue tes’hihuhu’,
‘Tehdhibul esmai uel-lugat’, ‘Tabekatul fukahai’ etj.
Ndërsa prej atyre që nuk ka përfunduar, e sikur t’i kishte
përfunduar nuk do të kishte të njëjtë me të në ato tema
të trajtuara, është ‘Sherhul muhedh-dheb’, të cilin e ka
quajtur ‘El mexhmu’, ku ka arritur deri në kapitullin e
kamatës. Këtë vepër e ka përsosur, e ka mbushur plot
dobi, ka përdorur në të kritikën në mënyrë të përsosur,
ka nxjerrë në të Fikhun e medh’hebit të tij dhe të
medh’hebeve të tjera, i ka sqaruar hadithet siç duhet, ka
shpjeguar gjërat e pazakonta (të vështira), ka përdorur
gjuhë të qartë e të përshtatshme dhe ka përmendur gjëra
të rëndësishme të cilat nuk përmenden diku tjetër. Nuk
di të ketë në shkencën e Fikhut libër më të mirë se ai,
megjithëse ka nevojë që t’i shtohen dhe t’i bashkëngjiten
disa gjëra.” 48
Me gjithë këtë gjerësi në veprat e tij, ai nuk ka
qenë prej njerëzve që kanë jetuar gjatë (mosha e tij
arriti 45 vjeç, 631-676 h.).
Ndërsa el Hafidh Ahmed ibn Ali ibn Haxher el
Askalani, është imam i njohur me vepra të shumta. Më
47) “Tedhkiretul hufadh” (4/259)
48) “El bidajetu uen-nihajeh” (17/540),
29
e rëndësishmja është “Fet’hul bari” i cili është koment
i “Sahihul Buhari”. Kjo është referencë madhështore
për dijetarët. Gjithashtu prej veprave të tij janë: “El
isabeh”, “Tehdhibut-tehdhib ue tekribuhu”, “Lisanul
mizan”, “Teaxhilul menfe’ah”, “Bulugul meram” etj.
Ndërsa nga dijetarët e shquar bashkëkohorë,
është dijetari i shquar në fushën e hadithit,
Muhamed Nasirudin el Albani, të cilin nuk di të
ketë ndonjë që e konkurron në këtë kohë në fushën
e hadithit (interesin që ai ka treguar ndaj hadithit
dhe njohuritë e thella në këtë fushë). Megjithatë ai
nuk ka shpëtuar nga rënia në disa çështje të cilat
konsiderohen si gabime të tij nga shumë dijetarë. Si
rasti i interesimit të tij në çështjen e “hixhabit” dhe
vendimi i tij se mbulimi i fytyrës së gruas nuk është
“vaxhib”, por është “mustehab”. Edhe sikur të jetë
e vërtetë ajo që thotë ai, ajo konsiderohet prej së
vërtetës që duhet të fshihet, për shkak të pasojave
që sjell kjo te gratë që dëshirojnë zbulimin e tyre.
Po kështu fjala e tij në librin “Forma e namazit
të Pejgamberit” (salallahu alejhi ue selem): “Vërtet
vendosja e duarve në gjoks pas ngritjes nga rukuja
është bidat, humbje”, e kjo është çështje për të cilën
dijetarët kanë mendime të ndryshme.
Gjithashtu është ajo që ka përmendur në
“Silsiletu ed daife” (2355) se “mosshkurtimi i mjekrës
që del poshtë kapjes së dorës është bidat”, dhe bërja
haram prej tij e rrethit të floririt për gratë.
Me gjithë kundërshtimin që i kam bërë atij për
këto çështje, mendoj se unë dhe të tjerë veç meje,
kemi nevojë për librat e tij dhe përfitimin prej tyre.
30
Sa e bukur është fjala e imam Malik
(rahimeullah): “Cdokujt mund t’i merret ose t’i lihet
prej thënieve të tij, përveç atij që gjendet në këtë
varr”, dhe bëri me shenjë nga varri i të Dërguarit
të Allahut (salallahu alejhi ue selem).
Më poshtë po sjellim thënie nga një grup
dijetarësh në qartësimin e faktit se dijetarit nuk i
merren parasysh gabimet e vogla përballë të mirave
të tij të shumta.
Sejid ibn Musejeb (93 h.) ka thënë: “Nuk ka
ndonjë dijetar ose ndonjë të nderuar e njeri me
vlera, që të mos ketë mangësi, por atij që ka më
shumë vlera (mirësi) sesa mangësi, nuk i vihen re
mangësitë për shkak të vlerës së tij, ashtu siç vlen
e kundërta për atë tek i cili dominon mangësia.”
Kurse një tjetër dijetar ka thënë: “Nuk shpëton
dijetari nga gabimi, por ai që gabon pak dhe të
mirën e ka më të madhe është dijetar, e kush gabon
shumë dhe të mirën e ka të pakët është injorant.” 49
Abdullah ibn Mubarek (181 h.) ka thënë: “Kur
të mirat e një burri janë më të shumta se të këqijat
e tij, nuk i përmenden të këqijat e tij, ndërsa kur
të këqijat e tij janë më të shumta se të mirat, nuk i
përmenden të mirat e tij.” 50
Imam Ahmedi (241 h.) ka thënë: “Nuk e kalon
askush urën nga Horasani si Is’haku (pra Is’hak
ibn Rahauejhi) edhe pse ai na kundërshton në
49) (“Xhamiul bejan el ilm ue fadlihi” e ibn Abdil-Berr, 2/48)
50) (“Sijeru ea’lam en-nubela” e Dhehebiut, 8/352, botimi
i parë)
31
disa çështje, sepse njerëzit përherë kanë pasur
mospajtime në mendimet e tyre.”51
Ebu Hatim ibn Hiban (354 h.) ka thënë: “Abdul
Melik (pra i biri i ebu Sulejmanit) ka qenë nga banorët
më të zgjedhur të Kufes dhe hafizëve të saj. Dihet se ai
që flet nga kujtesa e tij gabon dhe nuk është e drejtë
që të lihet hadithi i një dijetari të saktë e të drejtë për
shkak të ndonjë gabimi në transmetimet e tij. Sikur
të ecnim në këtë mënyrë, duhej të mos pranonim
hadithin e imam Zuhriut, ibni Xhurejxhit, Theuriut
dhe Shu’bes. Të gjithë këta kanë qenë të përsosur dhe
kanë transmetuar prej kujtesës së tyre, e megjithatë
nuk kanë qenë të pagabueshëm. Mënyra që duhet
ndjekur është të pranohet transmetimi i njerëzve
të saktë dhe lënia e atyre transmetimeve në të cilat
është vërtetuar gabimi i tyre. Kjo përderisa gabimet
e tyre janë më të vogla sesa saktësia e tyre, në të
kundërt do të meritonin mospranimin e hadithit të
transmetuar prej tyre.” 52
Shejhul islam ibn Tejmije (728 h.) ka thënë:
“Nga çështjet që duhet të dihen është se grupet që
i përkushtohen ndjekjes së bazave të fesë dhe të
‘kelamit’ janë në grada të ndryshme. Ka prej tyre
që e kanë kundërshtuar Sunetin në bazat e tij dhe
ka prej tyre që e kanë kundërshtuar në çështje të
hollësishme. Ai i cili është më pranë Sunetit, në rast se
kundërshton atë që është më larg prej tij, lavdërohet
për këtë kundërshtim dhe për të vërtetën që ka thënë.
51) (“Sijeru ea’lam en-nubela”, 11/371) Imam Ahmedi do
të thotë në fjalën e tij se në atë vend, në Horasan, nuk
kishte njeri më të ditur sesa dijetari i Islamit Is’hak ibn
Rahauejhi. (sh. p.)
52) “Eth-thikat, 7/97-98.
32
Por ka prej tyre që kundërshtojnë edhe një pjesë të
së vërtetës, p.sh. kundërshton një bidat të madh me
një më të vogël, ose një të kotë me një të kotë më të
vogël se e para. Kjo është gjendja e shumicën së ‘ehli
kelamit’ që pretendojnë se janë prej ‘ehli sunetit’.
Nëse atë që thanë nuk e bëjnë thënie me të cilën
përçajnë muslimanët dhe nuk duan e urrejnë për
hir të saj, mendimi që kanë shprehur konsiderohet
prej gabimeve të tyre, të cilat shpresojmë që Allahu
t’ua falë, sepse Allahu i Lartësuar ua fal besimtarëve
gabimet e tyre në të tilla çështje.
Për këtë shumë nga selefët (të parët) e këtij
Umeti dhe nga imamët e tyre, kanë dhënë mendime
nga ‘ixhtihadi’ i tyre, të cilat kundërshtojnë atë që
është në Kur’an dhe Sunet, duke rënë në gabimin e
përmendur më sipër. Kjo është ndryshe nga ata të
cilët me gabimin e tyre kanë përçarë muslimanët,
duan dhe urrejnë për hir të tij, bëjnë ‘kafirë’ dhe
‘fasikë’ kundërshtarët e mendimeve dhe ‘ixhtihadit’
të tyre dhe e bëjnë të lejuar luftimin e këtyre
kundërshtarëve. Të tillët janë përçarës.” 53
Po ashtu ka thënë: “Shumë prej muxhtehidëve
të selefëve dhe halefëve (pasardhësve) kanë thënë
dhe vepruar gjëra që janë bidat, ose për arsye të
hadithit të dobët që kanë menduar se është i saktë,
ose për shkak të moskuptimit ashtu siç duhet
të qëllimit të ajeteve, ose për shkak të ndonjë
mendimi që kanë pasur. Të tillët nëse i frikësohen
Allahut sa kanë mundësi, hyjnë në ajetin: ‘Zoti
ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë apo
biem në gabime.’ Në hadith të saktë thuhet se
53) “Mexhmul fetaua”, 3/348-349.
33
Allahu ka thënë: “E kam bërë (pra e kam pranuar
lutjen tuaj).”54
Imam Dhehebiu (748 h.) ka thënë: “Përsa u
përket imamëve të mëdhenj, nëse saktësia e tyre
është e madhe, dihet përpjekja e tyre për arritjen e së
vërtetës, dija e gjerë e tyre, zgjuarsia e tyre, mirësia e
tyre, ruajtja nga të këqijat dhe devotshmëria e tyre.
Nuk u merren parasysh atyre gabimet, nuk i bëjmë
ata të humbur, t’i hedhim poshtë e t’i harrojnë të mirat
e tyre. Po! Nuk i ndjekim ata në bidatin apo gabimin e
tyre, por shpresojnë që ata të pendohen për to.” 55
“Sikur ne, sa herë që ndonjë imam në ‘ixhtihadin’
e tij në ndonjërën prej çështjeve të bëjë gabim të
falshëm, ta bëjmë ‘bidatçi’ dhe ta lëmë atë, nuk do të
kishte shpëtuar as ibn Nasr, as ibn Mendah dhe as
ata që janë më të mëdhenj sa këta të dy. Allahu është
Udhëzuesi i krijesave për të vërtetën dhe Ai është më
i Mëshirshmi ndër të mëshirshmit. Lusim Allahun që
të na mbrojë nga pasioni dhe ashpërsia.”56
“Sikur çdonjërin që gabon në ‘ixhtihadin’ e tij
duke qenë se besimin e ka të saktë dhe përpiqet
për të ndjekur të vërtetën, ta nxjerrim jashtë dhe
ta bëjmë ‘bidatçi’, të paktë do të jenë ata që do të
shpëtojnë prej kësaj. Allahu i mëshiroftë të gjithë
me Mirësinë e Tij, Bujarinë dhe Fisnikërinë e Tij.”57
“Ne e duam Sunetin e ata që janë në Sunet dhe
e duam dijetarin për cilësitë e mira që ai ka në
54) Po aty , 19/191-192.
55) “Sijeru ae’lam en-nubela, 5/271.
56) “Es-sijer”, 14/39-40.
57) “Es-sijer”, 14/376.
34
ndjekjen e së vërtetës, por nuk ia duam bidatin që
ai ka për shkak të ndonjë interpretimi.”58
Imam ibnul Kajim (751 h.) ka thënë: “Njohja e
vlerës së imamëve të Islamit, e drejtësisë së tyre, e
gradës së tyre, e dijes së tyre dhe këshillës së tyre
për Allahun dhe të Dërguarin e Tij (salallahu alejhi
ue selem), nuk na detyron të pranojmë çdo gjë prej
thënieve dhe fetvave të tyre në ato çështje që nuk
kanë argument. Ata thanë atë që dinin, ndërsa e
vërteta mund të jetë në kundërshtim me fjalën e
tyre. Kjo nuk çon në hedhjen e të gjitha thënieve të
tyre, në sharjen dhe përgojimin e tyre. Përkrahja
për çdo gjë dhe hedhja poshtë e çdo gjëje, janë
ekstreme dhe larg rrugës së drejtë. Rruga e drejtë
është ndërmjet këtyre të dyjave, as nuk i bëjmë
mëkatarë, as nuk themi se janë të pagabueshëm ….
Kush ka dije për Sheriatin dhe realitetin, e di
në mënyrë të sigurt se një njeri me vlera të larta,
i cili prej kohësh ka ndikim dhe pozitë të mirë në
Islam dhe tek muslimanët, mund bjerë në ndonjë
gabim për të cilin ai është i justifikuar, madje
është i shpërblyer për ‘ixhtihadin’ e tij, edhe pse
nuk lejohet që të pasohet në këtë gjë. Gjithashtu
nuk lejohet të zbritet nga pozita, imamllëku dhe
grada që ka në zemrat e muslimanëve.”59
Ibn Rexhep el Hanbelij (795 h.) ka thënë: “Allahu
e ka refuzuar pagabueshmërinë për ndonjë libër veç
Librit të Tij. I drejtë është ai që i fal gabimet e pakta të
personit përballë saktësisë së vazhdueshme të tij.”60
58) “Es-sijer”, 20/46.
59) “I’lam el mu’uekiinë”, 3/295.
60) “El kauaid”, fq. 3.
35
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:32 am

Fitneja e “texhrihit” dhe “hexhrit”
nga disa anëtarë të “Ehli sunetit”
të kohës sonë
Në kohën tonë ka ndodhur që disa prej “Ehli
sunetit” po merren me njëri-tjetrin duke bërë
“xherh” dhe “tahdhir” (tërheqje vërejtjeje për t’u
ruajtur dhe bërë kujdes nga diçka a dikush). Kjo
gjë ka çuar në përçarje, kontradikta dhe braktisje
të njëri-tjetrit. Duhet që ata të tregojnë dashuri
dhe mëshirë ndërmjet tyre, e të gjithë së bashku
të qëndrojnë si një trup i vetëm përballë njerëzve
të bidatit dhe atyre që ndjekin pasionet duke
kundërshtuar “Ehli suneh uel xhema’ah”. Kjo është
pasojë e dy shkaqeve:
Së pari, ka nga “Ehli suneti” në kohën tonë, që
puna me të cilën merren dhe i janë përkushtuar
është ndjekja dhe zbulimi i gabimeve të të tjerëve,
qofshin këto gabime nëpër shkrime apo kaseta, e më
pas bërja “tahdhir” atyre të cilëve u gjendet ndonjë
gabim. Nga gabimet për të cilat u bëjnë “texhrih”
njerëzve dhe “tehdhir” janë p.sh. bashkëpunimi me
ndonjë shoqatë në të cilën jepet ndonjë ligjëratë
apo pjesëmarrje me ta në simpoziume e seminare,
e mundet që shehj Abdul-Aziz bin Bazi dhe shejh
Muhamed ibn Uthejmini të kenë mbajtur ligjërata
me to nëpërmjet telefonit. I llogaritet si gabim e
mangësi kësaj shoqate se ka hyrë në një çështje për të
cilën i kanë dhënë fetva këta dijetarë të respektuar.
36
Ndërsa parësorja është që njeriu të akuzojë
mendimin e tij para se të akuzojë atë të tjetrit, aq
më tepër kur është mendim të cilin e kanë shprehur
dijetarët e mëdhenj. Disa prej sahabëve të Profetit
(salallahu alejhi ve selem), pas marrëveshjes në
Hudejbie thonin: “Nuk ngrihen gjykimet mbi
opinione, por mbi argumente dhe fe.”
Ka nga njerëzit që u është bërë “texhrih”,
dobia e të cilëve është e madhe, qoftë me mësimet,
bashkimin dhe dashurinë që përcjellin, qoftë me
hytbet e tyre, e kur vjen puna u bëhet “tahdhir” për
shkak se p.sh. nuk kanë folur për ndonjë person
apo xhemat të caktuar.
Madje “texhrihu” dhe “tahdhiri” ka arritur
kulmin në disa vende arabe ndaj disa njerëzve,
dobia e të cilëve është tepër e konsiderueshme dhe
përpjekjet e tyre janë madhështore në triumfimin
e përhapjen e Sunetit dhe thirrjen në të. Nuk ka
dyshim se “tahdhiri” për të tillë njerëz është prerje
e rrugës mes atyre që duan të mësojnë fenë dhe
atyre që japin mësime, nga dija dhe morali i të
cilëve përfitohet.
Së dyti, ka prej “Ehli sunetit” që nëse shohin
gabime prej dikujt që janë po prej “Ehli sunetit”,
shkruajnë kundërpërgjigje për ta dhe ai të cilit i
drejtohet kundërpërgjigjja shkruan kundërpërgjigje
për kundërpërgjigjen që i drejtohet. Pastaj gjithsecili
prej tyre merret me leximin e shkrimeve të tjetrit,
të vjetra e të reja, dhe me dëgjimin e kasetave të
njëri-tjetrit, me qëllim që të kapë gabimet dhe të
gjejë të metat. E disa prej gabimeve mund të jenë të
paqëllimshme (lapsuse) të cilat i ka korrigjuar vetë
personi ose dikush tjetër ia ka korrigjuar. Më pas
37
këta shpejtojnë e përpiqen kush e kush të mbledhë
më shumë përkrahës të vetvetes dhe përçmues të
tjetrit, e çdokush prej përkrahësve mundohet të
mbrojë thëniet e atij që përkrah dhe të përçmojë
palën tjetër. Detyrojnë ata që i takojnë dhe u flasin,
që të mbajnë qëndrim ndaj palës tjetër dhe nëse
nuk e bëjnë, i quajnë bidatçinj sepse nuk flasin dhe
nuk mbajnë qëndrim ndaj bidatçinjëve, d.m.th.
palës tjetër. Këtë më pas e pasojnë duke i braktisur
personat që s’u binden.
Puna e përkrahësve të çdo pale, si dhe e
përçmuesve të palës tjetër, është një nga shkaqet
më të mëdha në përhapjen dhe sundimin e fitnes
në shtrirje të gjerë.
Edhe më tepër rëndohet kjo çështje kur
gjithsecila palë përhap dhe nxjerr në internet
përçmime ndaj palës tjetër. E pastaj të rinjtë nëpër
vende, madje kontinente të ndryshme, merren me
ndjekjen e atyre lajmeve që përhapen nëpër faqet
e adresat e internetit të njëri-tjetrit, të cilat janë
përgojime dhe thashetheme që nuk sjellin asnjë
dobi (hajër), por vetëm dëm (sherr) dhe përçarje,
gjë e cila i ka bërë përkrahësit e secilës palë të
ngjajnë me ata që dalin në tabelat e reklamave
dhe përhapin diçka me rëndësi, ose t’u ngjajnë
atyre njerëzve tifozë, ku gjithsecili bën tifozllëk
për skuadrën e tij dhe në fund, si rezultat i kësaj,
ndodh armiqësi, grindje dhe vetmi.
38
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:34 am

Rruga e shpëtimit nga kjo fitne
• Së pari, për sa i përket “texhrihut dhe
tahdhirit” duhen pasur kujdes këto
gjëra:
- T’i frikësohet Allahut ai i cili merret me
“texhrihun” e dijetarëve dhe nxënësve të dijes, si
dhe me “tahdhir” ndaj tyre.
Le të merret me hulumtimin e të metave të
vetvetes që t’i rregullojë ato, në vend që të merret
me të metat e të tjerëve.
Le të ruajë sevapet (punët e tij të mira) e të mos
i harxhojë ato duke ia shpërndarë atyre të cilëve u
bën “texhrih” dhe merret me gabimet e tyre. Le ta
dijë se ai është më nevojtari për ato sevape në ditën
kur nuk bën dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij
që i paraqitet Allahut me zemër të shëndoshë.
- Le të merret me marrjen e dijes së dobishme
në vend që të merret me “texhrih” dhe “tahdhir”. Le
të përpiqet të tregojë seriozitet në dije që të përfitojë
e t’u sjellë dobi të tjerëve. Eshtë mirësi për njeriun
të merret me dijen, ta mësojë, ta transmetojë atë
dhe të bashkojë zemrat me sa të mundet, që të jetë
prej atyre që ndërtojnë e rregullojnë.
39
- Të mos merret me “texhrihun” e dijetarëve
dhe nxënësve të dijes prej “Ehli sunetit”, dhe si
pasojë t’i ndërpresë rrugën vetes dhe të tjerëve
për të përfituar prej tyre, duke u bërë kështu
shkatërrues. Ai që merret me “texhrih”, nëse
vdes, nuk lë pas tij dije të dobishme dhe njerëzit
me vdekjen e tij nuk humbasin ndonjë dijetar prej
të cilit përfitohet, përkundrazi, rehatohen prej
sherrit të tij.
- I këshilloj nxënësit e “Ehli sunetit” që të
shkojnë në çdo vend për të marrë dijen e për të
lexuar librat e dobishëm dhe të dëgjojnë kasetat e
dijetarëve si shejh ibn Bazi dhe shejh ibn Uthejmini,
në vend që të merren me telefonata ndërmjet njëritjetrit
e të pyesin: “C’mendim ke për filanin apo
filanin?”
- Kur të pyesin nxënësit e dijes për dikë prej
njerëzve që merret me dijen, duhet të kthehen
tek Qendra e Fetvave në Rijad për të pyetur
rreth tyre dhe se a duhet të marrin fetva dhe dije
prej këtij personi, apo jo. Ai i cili ka dijeni për
gjendjen e dikujt, mund t’i shkruajë këtij organi
(Qendrës së Fetvave në Rijad) ndonjë sqarim
në lidhje me dikë, për t’u sqaruar çështja e tij.
Pra, edhe nëse bëhet “texhrih” apo “tahdhir”, të
bëhet nga ata të cilëve u merret për bazë fetvaja
dhe sqarimi se prej kujt vlen të merret dija. Nuk
ka dyshim se ana së cilës mund t’i kthehemi për
fetva në çështje të ndryshme, është po ajo tek e
cila mund të kthehemi për të pyetur se ku vlen
të merret fetva dhe dije. Askush nuk duhet ta
quajë veten si pikë referimi për të tilla çështje të
mëdha, sepse prej fesë së mirë të personit është
40
lënia prej tij e atyre gjërave që nuk i interesojnë
apo nuk i takojnë.
• Së dyti, për sa i përket kundërpërgjigjes
ndaj atyre që kanë gabuar duhen pasur
parasysh këto gjëra:
- Të bëhet me dashamirësi, butësi dhe dëshirë
të madhe që gabimtari të kthehet nga gabimi i tij,
kur gabimi është i qartë. Duhet të kthehet te replikat
e shejh Abdul-Aziz bin Bazit, Allahu e mëshiroftë,
për të përfituar prej tyre dhe mënyrës e cila duhet
ndjekur në replika.
- Nëse gabimi të cilit i është bërë kundërpërgjigje
nuk është i qartë, por është nga çështjet në të cilat
replikuesi mund të jetë ose gabim, ose në të drejtë,
duhet kthyer çështja tek drejtuesit e Qendrës së
Fetvave që të gjykojnë për çështjen.
Nëse gabimi është i qartë, atëherë personi të
cilit i është bërë kundërpërgjigje, duhet të kthehet
nga gabimi i tij, sepse kthimi në të vërtetën është
më i mirë sesa vazhdimi në të kotën.
- Nëse dikush i bën kundërpërgjigje dikujt, e
ka kryer obligimin e tij, prandaj të mos merret më
me ndjekjen e kundërpërgjigjes së palës tjetër, por
të merret me dijen që i bën dobi atij dhe të tjerëve.
Kjo ka qenë rruga që ndiqte shejh Abdul-Aziz bin
Bazi, Allahu e mëshiroftë.
- Nuk i lejohet asnjë nxënësi të dijes të sprovojë
të tjerët duke mbajtur qëndrim ndaj tyre, nëse u
41
ka bërë kundërpërgjigje apo e kundërta, si p.sh.:
“Nëse ai kthehet, shpëton, e nëse nuk kthehet është
bidatçi dhe duhet braktisur”.
Askush nuk duhet që këtë rrëmujë (duke bërë
njerëzit bidatçi dhe duke braktisur të tjerët), t’ia
dedikojë (metodologjisë, menhexhit të) “Ehli
sunetit”. Sikurse askujt nuk i takon që të cilësojë
ata që nuk ndjekin këtë metodë rrëmuje e zhurme,
se kanë shkrirë (lënë) menhexhin e selefëve.
“Hexhr” (distancim, bojkotim) i saktë mes
“Ehli sunetit” është ai që i bën dobi personit të cilit
i bëhet, si p.sh. “hexhri” që i bën prindi fëmijës së
tij apo shejhu nxënësit të tij dhe po ashtu “hexhri”
që ndodh nga një person me pozitë të lartë dhe
me influencë te njerëzit. Pra, pa dyshim, këto lloje
“hexhri” i sjellin dobi personit të braktisur.
Ndërsa “hexhri” që i bëjnë disa nxënës disa
të tjerëve për gjëra për të cilat nuk bëhet “hexhr”,
nuk i bën asnjë dobi palës së braktisur, madje sjell
vetëm vetmi, kthimin e shpinës njëri-tjetrit dhe
përçarje.
Shejhul islam ibn Tejmije, ka thënë për Jezid
ibn Muauijeh: “E vërteta është ajo mbi të cilën
qëndrojnë imamët, se ai as nuk veçohet me dashuri
të veçantë, por as nuk mallkohet. Nëse ka qenë
‘fasik’ (mëkatar, i prishur) apo ‘dhalim’ (i padrejtë),
Allahu e fal edhe ‘fasikun’, edhe të padrejtin, aq
më tepër kur punon punë të mira e madhështore.
Buhariu ka transmetuar në “Sahihun” e tij nga
ibn Umeri, se Profeti (salallahu alejhi ue selem)
ka thënë: ‘Ushtrinë e parë që do të luftojë
Kostandinopojën, Allahu e ka falur’. Dhe
42
ushtria e parë e cila ka luftuar Kostandipojën ka
pasur për prijës të saj Jezid ibn Muauijeh, e me
të ka qenë Ebu Ejub el Ensari. Pra është detyrë
largimi nga këto gjëra sepse janë bidat i cili bie në
kundërshtim me ‘Ehli suneh uel xhemah’.”61
Gjithashtu ka thënë: “Po kështu përçarja në
Umet dhe sprovimi i besimtarëve me atë gjë që
nuk ka urdhëruar Allahu dhe as i Dërguari i Tij,
nuk lejohet.”62
Po kështu ka thënë: “Nuk ka të drejtë asnjëri që
të vendosë për Umetin ndonjë personalitet (njeri të
rëndësishëm), të thërrasë për në rrugën e tij e për
shkak të kësaj rruge të dojë e të urrejë. Kjo gjë lejohet
vetëm kur bëhet fjalë për fjalën e Allahut (subhanehu
ue teala) dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue
selem), si dhe për ato çështjet për të cilat ka ‘ixhma’
(mendim unanim) në Umet. Nëse ndodh që dikush
do dhe urren për hir të diçkaje tjetër veç asaj që
përmendëm, është duke vepruar si bidatçinjtë, të
cilët ngrenë dikë apo ndonjë fjalë, për hir të së cilës
duan e urrejnë (dhe përçajnë).”63
El Hafidh ibn Rexheb, duke shpjeguar hadithin:
“Prej Islamit të mirë të njeriut është lënia e
asaj që nuk të intereson”, ka thënë: “Ky hadith
konsiderohet gur themeltar në bazën madhështore
të moralit.” 64
Imam Ebu Amr ibn Salah ka transmetuar nga
Ebu Muhamed ibn ebu Zejd, i cili ishte një prej
61) “Mexhmuul fetaua” 3/413-414.
62) Po aty, 3/415.
63) Po aty 20/164.
64) “Xhamiul ulumi uel hikem” 1/288.
43
imamëve të shquar malikij në kohën e tij, se ai ka
thënë: “Edukata, morali, bamirësia dhe çka buron
prej tyre, përmblidhet në katër hadithe.”
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem)
ka thënë:
- “Kush beson në Allahun dhe në Ditën
e Gjykimit le të thotë fjalë të mira ose të
heshtë.”
- “Prej Islamit të mirë të njeriut është
lënia e asaj që nuk i intereson.”
- “Mos u zemëro.”
- “Besimtari do për vëllain e tij atë që do
për vete.”
Sa nevojë kanë nxënësit e dijes që të edukohen
me këtë moral dhe edukatë prej të cilave ata dhe të
tjerët përfitojnë duke iu larguar ashpërsisë që nuk
jep fryte të tjera veçse egërsim, ndarje, grupime,
largim zemrash dhe përçarje.
- Eshtë obligim për çdo nxënës dije të jetë
këshillues i vetes së tij dhe të largohet nga pasimi
i asaj që shpërndahet në internet. Kur të hapin
internetin, të shohin në faqen e shejh bin Bazit
(Allahu e mëshiroftë) për të parë kërkimet e tij që
tashmë janë përmbledhur në njëzet e një vëllime
dhe fetvatë e Komisionit të Përhershëm të Fetvave,
të cilat kanë arritur gjithashtu në njëzet e një
vëllime. Të shohin gjithashtu në faqen e shejh
Muhamed bin Uthejminit (Allahu e mëshirofë),
librat dhe fetvatë e tij të shumta.
44
Në mbyllje i këshilloj nxënësit e dijes që të
falënderojnë Allahun e Lartësuar për sukseset që u
ka dhënë, pasi i përzgjodhi që të jenë nxënës të fesë
së Tij. T’i kushtojnë rëndësi të veçantë sinqeritetit
në kërkimin e dijes, t’i japin çdo gjëje të shtrenjtë
dhe me vlerë shpirtrat e tyre, që të marrin sa më
shumë dije. Dija nuk arrihet duke u zhytur në
dembelizëm.
El Jemamiu, Jahja ibn ebu Kethir ka thënë:
“Nuk arrihet dija duke u qetësuar trupi.”65
Sa ajete në Librin e Zotit dhe sa hadithe nga
suneti i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi
ue selem) tregojnë vlerën e pozitën e dijes dhe
mirësinë e mbartësve të saj. Allahu thotë:
“Allahu ka dëshmuar se nuk ka të
adhuruar tjetër me të drejtë përveç
Tij, gjithashtu dëshmuan melaiket dhe
dijetarët. Të gjithë këta dëshmuan me të
drejtë, vërtetësi.”66
“... thuaj: ‘Mos vallë mund të barazohen
ata që dinë me ata që nuk dinë?’...” 67
“Allahu, ata të cilët kanë besuar prej
jush dhe që u është dhënë dije, i ngre në
grada …”68
“Thuaj: ‘O Zoti im, ma shto dijen!’”69
65) Transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij kur ka përmendur
hadithet që kanë të bëjnë me kohët e namazit.
66) Sure Ali Imran: 18.
67) Sure Ez- Zumer: 9.
68) Sure El Muxhadeleh: 11.
69) Sure Taha: 114.
45
Kurse prej haditheve është thënia e të Dërguarit
(salallahu alejhi ue selem):
“Atë që Allahu i dëshiron mirësi e bën të
kuptojë fenë e Tij.”70
Hadithi tregon se prej shenjave që Allahu
dëshiron mirësi për dikë, është që t’i japë sukses
atij në mësimin dhe kuptimin e fesë, sepse duke
mësuar dhe kuptuar mirë fenë e Allahut, adhurohet
Allahu me dije e dritë dhe thirret në dije dhe dritë.
“Më i miri ndër ju është ai që mëson
Kur’anin dhe ia mëson atë të tjerëve.”71
“Allahu me këtë libër ngre popuj dhe ul
popuj të tjerë.”72
“E ndriçoftë Allahu atë njeri që e dëgjon
fjalën time, e mëson atë siç u tha dhe e
përcjell ashtu siç e dëgjon.”73
“Atij që i futet një rruge për të kërkuar
dije, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në
Xhenet. Melaiket i vendosin krahët e tyre si
shfaqje e kënaqësisë për atë që bën nxënësi
i dijes. Për dijetarin kërkon falje ç’është në
qiej e në tokë si dhe peshqit në ujë. Vlera e
të diturit ndaj adhuruesit pa dije është si
vlera e hënës së plotë në krahasim me yjet.
Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.
Profetët nuk kanë lënë si trashëgimi dinarë
70) Buhariu, 81, Muslimi, 1037.
71) Buhariu, 5027.
72) Muslimi, 817.
73) Ky hadith është “muteuatir” dhe e kanë transmetuar
më shumë se njëzet sahabë.
46
e dërhem, por dijen, e kush kapet dhe merr
prej saj ka fituar mirësinë më të madhe.”74
“Kur vdes biri i Ademit, i ndërpriten
të gjitha veprat e mira me përjashtim të
tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dija
që njerëzit përfitojnë prej saj dhe fëmija e
mirë kur lutet për të.”75
“Cdokush që thërret në një udhëzim,
merr shpërblim njësoj si shpërblimi i atyre
që e pasojnë, pa iu pakësuar atyre ndonjë
gjë. Cdokush që thërret në humbje merr
gjynah njësoj si ata që e pasojnë, pa iu
pakësuar atyre ndonjë gjë.”76
Këshilloj të gjithë të shfrytëzojnë kohën dhe të
përfitojnë prej saj sa më shumë për gjërat që janë në
dobi të njerëzimit, sepse i Dërguari i Allahut (salallahu
alejhi ue selem) thotë: “Në dy begati mashtrohen
shumë njerëz, në shëndet dhe kohën e lirë.”77
Ky është hadithi i parë që imam Buhariu ka
përmendur në kapitullin “Er-rikak”. Po ashtu, në
74) Ky është hadith “hasen ligajrihi” (për shkak të shumë
transmetimeve që përforcojnë dhe ngrenë njëri-tjetrin).
Transmeton Ebu Daudi, nr. 3628. (Shih transmetimet e
këtij hadithi në “Sahihut-tergib uet-terhib” fq. 80, si dhe
komentin e Musnedit të imam Ahmedit për këtë hadith,
nr. 21715.) El Hafidh ibnu Rexhebi e ka komentuar këtë
hadith në një vëllim më vete, fjalia e parë është transmetuar
në “Sahihun” e imam Muslimit (2699).
75) Muslimi (1631).
76) Muslimi (2684).
77) Buhariu (6412)
47
të njëjtin kapitull në “Fethul bari” (11/235), imam
Buhariu ka shkruar një shprehje nga Ali ibn ebu
Talib (radijallahu anhu): “Kjo botë po shkon dhe
bota tjetër po vjen. Gjithsecila prej dy botëve ka
bijtë e saj. Jini prej bijve të botës tjetër dhe jo prej
bijve të kësaj bote, sepse sot ka punë e jo llogari
dhe nesër ka llogari e jo punë.”
Këshilloj të angazhohen me gjëra që u
interesojnë dhe të lenë gjërat që nuk u interesojnë.
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka
thënë: “Prej Islamit të mirë të personit është lënia
e asaj që nuk i intereson.”78
Këshilloj për drejtësi midis teprimit dhe lënies
mangët sepse i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi
ue selem) ka thënë: “Ruhuni nga teprimi në fe.
Vërtet janë shkatërruar ata që ishin përpara jush
ngaqë e tepruan në fenë e tyre.”79
Këshilloj që të ruheni nga padrejtësia. Në hadith
“kudsij” Allahu thotë: “O robërit e Mi! Unë ia
kam bërë haram Vetes Time padrejtësinë
dhe e bëra atë haram ndërmjet jush, kështu
që mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit.”80
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue
selem) ka thënë: “Ruhuni prej padrejtësisë
78) Hadith hasen, trans. Tirmidhiu (2317) e të tjerë,
njëkohësisht është hadithi i 12-të prej dyzet haditheve të
imam Neueuiut.
79) Hadith sahih, transmeton Nesaiu e të tjerë, është prej
haditheve të Haxhit të Lamtumirës. Shih në “Silsiletussahiha”
të Albanit (1283).
80) Muslimi (2577).
48
se padrejtësia do të jetë errësirë në Ditën e
Gjykimit.”81
Allahun e Lartmadhëruar e lus të na japë
sukses të gjithëve që të marrim dije të dobishme, të
punojmë me të e të thërrasim në të. Lus Allahun të
na bashkojë të gjithëve në udhëzim të drejtë e të na
mbrojë prej sprovave të dukshme e të padukshme.
Allahu është i Plotfuqishëm që t’i përgjigjet lutjes
sonë dhe i Vetmi që e meriton atë.
Paqja, mëshira, shpëtimi dhe begatitë e
Allahut qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e
Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), mbi
familjen dhe shokët e tij e mbi të gjithë ata që i
pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.
81) Muslimi(2578).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 124
Join date : 20/11/2008

Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit EmptyThu Dec 04, 2008 3:36 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://ulqin.albanianforum.net
Sponsored content





Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty
MesazhTitulli: Re: Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit   Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Silluni butë o Pasues sunetit me pasuesit e sunetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Libra ne gjuhen shqipe-
Kërce tek: