Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
UmmuSumeja




Numri i postimeve : 8
Join date : 26/11/2008

Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm Empty
MesazhTitulli: Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm   Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm EmptyFri Dec 12, 2008 9:13 pm

Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm Familjarë dhe individë nga Xhideja të cilët kishin bërë udhëtimet e tyre për në haxh filluan të kthehen mbrëmë. Vetura të mbushura shiheshin duke hyrë nëpër autostradat e qytetit.


"Kishim një haxh të suksesshëm," thotë Ahmed El Seid një biznesmen dyzet vjeçar i cili kishte shkuar në haxh më tetë anëtarë të familjes së tij.

"Ishte një përvojë e papërshkrueshme. Më besoni,ishim në vendin më te shenjtë për muslimanët dhe kjo më bën mua e gruan time shumë të gëzuar. Ne ndjehemi se e kemi kryer qëllimin e jetës sonë," thotë Abdulrrahman Dervish, nga Egjipti. "Është një vend ku takohesh me musliman nga e tërë bota, pra haxhi tregon unitetin e njerëzimit. Vendet e shenjta ishin të mbushura me lutje," shton ai.

Ibrahim Himada nga Palestina, punëtor në një firmë reklamash thotë se gjatë këtij haxhi kishin bërë lutje të veçanta për përfundim të luftës Izraelo-Palestineze.

Muhamed Bashir një përkthyes nga Sudani i cili po kthehej nga haxhi me familjen e tij kishte lëvdata për shërbimet mjekësore të ofruara në vende të ndryshme.
"Djali im kishte dhimbje stomaku dhe isha i merakosur. Megjithatë, doktorët në spitalin El Nur të Mekës u kujdesën për të andaj na u mundësua përfundimi i haxhit pa telashe".

Shumica e haxhilerëve thoshin se nuk kishin pasur problem ne orientim për në vendet e shenjta dhe për në hotelet e tyre. Shërbimet e ofruara ishin të shkëlqyeshme.

"Edhe personat me aftësi të kufizuara kishin kaluar një haxh të qetë," thotë Ismail Muhamed nga Filipinët. Sipas tij, numri i haxhilerëve ilegal ishte më i vogël sivjet për shkak të kontrolleve të rrepta. mesazhi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Haxhilerët fillojnë të kthehen pas haxhit të suksesshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Këtë vit drejt Haxhit do të mund të nisen vetëm 1 600 besimtarë, ndërsa organizimi i këtij udhëtimi është ekskluzivitet i BFI-së.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Lajme nga Bota-
Kërce tek: