Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Pulë me Arra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

Muslimanja


Numri i postimeve : 7
Join date : 26/11/2008
Age : 39

Pulë me Arra Empty
MesazhTitulli: Pulë me Arra   Pulë me Arra EmptyWed Nov 26, 2008 4:55 pm

Për 4-5 persona duhen:Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
:lol!:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.rinia.4umer.net
 
Pulë me Arra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ëmbëlsirë me arra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Kuzhina-
Kërce tek: