Forumi Ulqinit
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forumi Ulqinit

Televizori i par Islam i Ulqinit www.mogulus.com/tviulqin
 
ForumFaqja kryesoreGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ëmbëlsirë e shijshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

Muslimanja


Numri i postimeve : 7
Join date : 26/11/2008
Age : 39

Ëmbëlsirë e shijshme Empty
MesazhTitulli: Ëmbëlsirë e shijshme   Ëmbëlsirë e shijshme EmptyWed Nov 26, 2008 5:32 pm

Përbërësit:

4 ve
4 lugë gjelle sheqer
2 filxhanë vaj
2 filxhanë qumësht
200 gram çokollatë
1 qese pluhur për pastë
1 qese sheqer vanilje
150 gram miell
150 gram arra të bluara

Kremi:

250 ml qumësht
1/2 e qeses puding vanilje
2 lugë sheqer
150 gram ajkë e ëmbël (Hopla)
50 gram gjalpë (butter)

Në një enë e shkrijmë çokollatën dhe e lëmë të ftohet.
Në enën tjetër tundim me mikser vezët, i shtojmë sheqerin, vajin,
shtojmë pastaj çokollatën e shkrirë dhe të ftohur, pastaj qumështin,
miellin, pluhurin për pastë, sheqer vaniljen dhe në fund arrat e bluara.
Në furrë e pjekim në temperaturë 200° C për 15 minuta duke e
reduktuar temperaturën në 180°C edhe për 15 minuta tjera. Pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe fillojmë përgatitjen e kremit.

Ziejmë pudingun dhe e lëmë të ftohet. Pasi të jetë ftohur, i shtojmë
butterin e zbutur dhe në anën tjetër përziejmë me mikser ajkën e
ëmbël të cilën ia shtojmë masës së pudingut.
Me kremin e fituar lyejmë ëmbëlsirën përmbi dhe sipas dëshirës
mund t’i hedhim arra të bluara apo edhe copa të imtësuara të
çokollatës në fund.
Është një ëmbëlsirë e shpejtë dhe shumë e shijshme. Shërbehet më
së miri me kafe por edhe me pije të tjera freskuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.rinia.4umer.net
 
Ëmbëlsirë e shijshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ëmbëlsirë me Griz
» Ëmbëlsirë me arra
» Ëmbëlsirë me mjaltë (Shamtatli)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Ulqinit :: Kuzhina-
Kërce tek: